Mbërrin “samba” në Elbasan. Katër lojtarë nga Brazili - TopicsExpress



          

Mbërrin “samba” në Elbasan. Katër lojtarë nga Brazili kanë zbarkuar ditën e djeshme në qendrën stërvitore të verdhebluve, në “Shefqet Lamçja”, ku edhe kanë zhvilluar seancën e parë stërvitore me këtë skuadër. Bëhet fjalë për një qendërsulmues, një qendërmbrojtës dhe dy mesfushorë. Futbollistët janë të gjithë në një moshë relativisht të re, ku më i madhi prej tyre është vetëm 20 vjeç, njëri 19 dhe dy të tjerët nga 18 vjeç. Ata pritet që të shihen më mirë sot nga tekniku File, teksa do të provohen në një miqësore me Gramshin, ku edhe do të vendoset më pas nëse do të jenë pjesë e verdhebluve për këtë sezon apo jo. Menaxherët Ervin Cenollari dhe Artan Redhaj, në bashkëpunim me një menaxher italian, bënë të mundur ardhjen e tyre në Elbasan. “Bomba” e merkatos pritet të jetë një sulmues që vjen nga radhët e ekipit argjentinas, Boca Juniors. Brazilianët - Paris Junior Osman është qendërmbrojtësi, tek i cili verdheblutë shpresojnë të gjejnë atë liderin e munguar, ndonëse është vetëm 18 vjeç. De Lacerda Rodrigues Paixao Matheus është një mesfushor me tipare të theksuara sulmuese, i cili luan në pozicionin e një trekuartistit dhe, nëse do të bindë në miqësoren e sotme, atëherë është gati një kontratë për të. Një tjetër mesfushor, kësaj here krahu, është Mauricio Igor Rodrigues Martins, lojtari më i madh në moshë, 20 vjeç. Sulmues është Jose Mauricio Guzzi, nga i cili synohet të gjendet ai “pyka” i shumëkërkuar në merkato. Nuk mbaron me kaq me lojtarët e huaj, pasi këto dy ditë pritet të afrohet edhe një sulmues 22-vjeçar, i cili ka dalë nga radhët e ekipit legjendar argjentinas, Boca Juniors, dhe ka luajtur shumë vite me këtë skuadër. Lojtari ka karakteristikat e një “pyke”, pasi është i gjatë 2.03 metra dhe është i mirë si në luftën në ajër, por edhe në përdorimin e topit me këmbë. Ndërkohë, verdheblutë janë në pritje edhe të një sulmuesi paraguaian. VLADIMIR MEMA Burimi: panorama-sport/kategoria-e-pare/zbarkojne-kater-lojtare-koloni-braziliane-ne-elbasan/#ixzz2ag8n1I2T
Posted on: Wed, 28 Aug 2013 09:23:59 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015