Mbërriti përgjigjja e doktoreshës shqiptare, për diagnozën e - TopicsExpress



          

Mbërriti përgjigjja e doktoreshës shqiptare, për diagnozën e Bastian Schweinsteigerit, për të na zbuluar pse Tigri ynë duhet operuar përsëri. (Disa fjalë i kemi korrigjuar, sepse kanë gabime drejtshkrimore, por shkrimi është autentik me mesazhin e saj.) E pashë me vëmendje foton e kaviljes së këtij lojtarit gjerman. Pashë gjithashtu edhe listën e dëmtimeve që ai ka pësuar në pesë vitet e fundit. Më 3 deri më 8 shkurt 2013, atij i filluan problemet e para me kyçin e këmbës, siç thonë dokumentet. Problem që u shfaq më 19 prill deri më 22 prill të këtij viti. Kjo gjë u përsërit. Mos gaboj më thatë se ky lojtar është operuar katër herë brenda një harku kohor prej një viti. E dini çtregon kjo? Ai ka një acarim total në këmbën e tij, ndoshta prej sforcimit. Ndoshta ai ka luajtur për disa kohë me ilaçe dhe me gjilpëra, duke sforcuar këmbën, se ska mundësi të luajë. Janë dhimbje acaruese! Nuk e di si është lejuar ta bëjë këtë. Doni të dini çproblem ka? Jua shpjegoj shkurt, me fjalë të thjeshta. Problemi i tij quhet tendonitis. Prapashtesa t në gjuhën e përditshme, nëse merr gërmën t, thekson fenomenin, pra e bën më të dukshëm, të prirur dhe pavarësisht se skemi një ist, prapë se prapë fenomeni ka prirje shumë ... negative. Le të themi se kyçi i këmbës së lojtarit në fjalë është në një gjendje të dhimbshme, shkaktuar nga fryrja, tendosja apo lëndimi i tendinit (le ta quajmë thjesht kështu). Kjo gjë nuk ndodh vetëm në këmbë. Duket lehtë te kyçi i dorës për shembull. Tendoni lejon muskujt të kontraktohen dhe të përballojnë presionin, gjithashtu të shtrihen, të përdridhen dhe të lakohen. Rrethohet nga një sinovium, këllëf mbrojtës, duke lejuar lëvizjen e lirë. Nëse lëndohesh te kyçi i këmbës, ato fryhen dhe fillon dhimbja. Këtu lind tendonitisi. Ashtu si tenosinovitusi, njihet si inflamacion që shkakton dhimbje, por tregon që trupi po shërohet. Gjatë inflamacionit ka një boom lëngjesh, duke shkaktuar enjtje në vendin e dëmtuar, rritur rrjedhjen e gjakut, duke shkaktuar skuqje dhe nxehtësi (plus disa gjëra që nuk mund ti shpjegoj tani, duke shkaktuar dhimbje. Inflamacioni gjithashtu mund të shkaktojë dobësi në zonën e prekur dhe nuk mund të jetë në gjendje për të lëvizur muskulin. Përgjithësisht humbasin elasticitetin e tyre dhe bëhen më të dobët me kalimin e kohës, duke e bërë tendonitisin më shumë të ngjarë në të moshuarit, por ajo mund të prekë çdo grup moshe, siç i ndodh lojtarit (sepse ka ndodhur dëmtimi, jo për shkaqe le të themi natyrore, ose të jetës së përditshme). Sipas mendimit tim, ky lojtar nuk luan dot futboll për tre muaj, meqë do të rioperohet. Besoj se ai e ka rënduar gjendjen e tij. Nuk duhet të luante që me dëmtimin e datës 3 shkurt. Nuk di gjithçka në detaje, sepse se kam parë me sytë e mi, por ai ka vepruar gabim. Se kur e kryen operacionin nuk më thatë ...
Posted on: Fri, 08 Nov 2013 21:33:51 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015