Me Sebastian Vettel që duket se praktikisht ka hipotekuar - TopicsExpress



          

Me Sebastian Vettel që duket se praktikisht ka hipotekuar titullin e katërt kampion radhazi në Botërorin e Formulës 1, vëmendja e Ferrarit po përqendrohet në sezonin e ardhshëm. Pasi Fernando Alonso pranoi më parë gjatë ditës se tashmë 2014-ta do të jetë "shansi për t’u rikthyer", ekipi i "Maranello"-s informoi se do të nisë punën për përmirësimin e aerodinamikës më herët nga sa e kishte planifikuar, në muajin tetor. Tuneli i erës do të jetë shumë i rëndësishëm për "Kokëkuqen", pasi aerodinamika është shfaqur edhe si "thembra e Akilit" në këtë sezon, ku Ferrari ndonëse është ndër makinat më të shpejta, i mungon qëndrueshmëria në kthesa. Në sezonin e ardhshëm, me një sërë ndryshimesh që do të ndodhin mbi të gjitha njëvendëshet për shkak të hyrjes së një rregulloreje të re në fuqi, pritet që aerodinamika të jetë më e rëndësishme se kurrë. "Në drejtimit e Stefano Domenicalit, ekipi ka investuar shumë për të përmirësuar tunelin e erës. Në botën tonë, gjithçka lëviz me një shpejtësi të atillë sa që nuk të lë të marrësh frymë. Nga tetori do të nisim provat që do të zhvillohen në kushte shumë më të mira se më parë", tha Simone Resta, shef i dizenjimit të Ferrarit.
Posted on: Wed, 25 Sep 2013 06:32:06 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015