Me poshte po sjell nje veshtrim permbledhes te Raportit te - TopicsExpress



          

Me poshte po sjell nje veshtrim permbledhes te Raportit te Progresit të BE për Shqipërinë i vitit 2013 mbi kriterin ekonomik,qe eshte ne koherence me githe analizat mbi ekonomine qe kam bere ne vazhdimesi. Stabiliteti makroekonomik u ruajt në përgjithësi, por mbeten dobësi. Deficiti buxhetor ka tejkaluar objektivin në vitin 2012. Kjo çoi në tejkalimin dhe anullimin ligjor të tavanit të borxhit prej 60% të PBB-së. Procesi i privatizimit ka pësuar disa dështime të caktuara.... Sipas të dhënave paraprake, rritja ekonomike u ngadalësua në 1.6% në vitin 2012 nga 3.1% të vitit të mëparëshëm. Eksportet neto kanë qenë kontribuesi kryesor në rritjen ekonomike, me shitjet e jashtme në rritje ndërsa importet kanë shënuar rënie. PBB për frymë për Standardet e Fuqisë Blerëse u vlerësua në 30% të mesatares së BE-27 në 2012, e pandryshuar nga viti 2011. Në përgjithësi, ndërkohë që rritja ka mbetur pozitive, Shqipëria përjetoi një ngadalësim në 2012 për shkak të shpenzimeve të dobëta private vendase, tendencë që vijon edhe në tremujorin e parë të vitit 2013... Ngushtimi i deficitit tregtar vazhdoi në shtatë muajt e parë të vitit 2013 ku eksportet, të drejtuara nga një sektor energjetik vital, u rritën me 18.4% në terma vjetore,ndërkohë që importet e mallrave u tkurrën me 5%. Investimet e huaja direkte (IHD) kanë mbetur në të njëjtin nivel të vitit 2012 dhe 2011 duke financuar rreth 70 % të deficitit të llogarisë korente, nga 60% në vitin 2011... Kushtet e tregut të punës janë përmirësuar disi gjatë vitit 2012, por shkalla e papunësisë së regjistruar mbeti e lartë në nivelin13% mesatarisht, pak më e ulët se 13.4 % të vitit 2011. Punësimi u rrit me 2.8% për shkak të sektorit privat jo-bujqësorë dhe një vlerësim më të lartë i të punësuarve në sektorin bujqësor. ... Në përgjithësi , ka pasur një përmirësim të lehtë në tregun e punës, por sektori joformal mbetet i madh dhe papunësia është vazhdimisht e lartë. Stabiliteti makroekonomik ka vazhduar të mbështetet nga një politikë monetare të shëndoshë, e cila ka qenë e suksesshëme në mbajtjen e inflacionit ne nivele të ulëta dhe ka ankoruar pritjet inflacioniste . Në mungesë të presioneve inflacioniste dhe duke u përpjekur për të stimuluar rritjen BSH, ndërmori uljen e normës baze të interesit, dukë e çuar atë në nivelin më të ulët historik 3.75% në Janar e më pas në 3.5% në Korrik. Shkalla e uljes së normës u reflektua me shpejtësi në normat ndërbankare, në tregun primar të bonove qeveritare si dhe në normat e depozitave. Megjithatë, reflektimi në normat e kreditimit mbetet i kufizuar për shkak të riskut të rritur që vjen si pasojë e kredive të këqija (NPL). Shkalla e euroizimit të sistemit financiar ka rënë paksa, por mbetet i lartë. Ky nivel pengon efektivitetin e politikës monetare dhe mund të ekspozojë bankat ndaj riskut të kreditit dhe për mospërputhjet e valutave, ky është një burim potencial instabilitetit në sistemin financiar. Në përgjithësi, politika monetare mbeti e shëndoshë, inflacioni u ngadalësua dhe stabiliteti i kursit të këmbimit u ruajt gjerësisht... ..Defiçiti i qeverisë arriti në 3.4% të PBB-së në vitin 2012, duke tejkaluar objektivin fillestar prej 3% por duke qëndruar pak më poshtë se deficiti i vitit 2011 prej 3.5%. Tendenca renese e të ardhurave kerkon objektiva te reja buxhetore qe duhen përcaktuar nga një Akt Normativ në Nëntor. Përkeqësimi i mbledhjes së të ardhurave, ka bërë që të ardhurat të jenë sa 24.5 % të PBB nga 25.1 % të vitit 2011, ndërsa shpenzimet totale ndaj PBB u ulën në 28.0% në vitin 2012 nga 28.6% të vitit 2011. Shpenzimet kapitale përbënin vetëm 4.6 % të PBB-së në krahasim me 5.4% në vitin 2011. Defiçiti fiskal në vitin 2013 është më ekspansionist. Buxheti i vitit 2013 parashikoi një deficit prej 3.5% të PBB-së , duke u bazuar në një rritje ekonomike optimiste prej 3.1 %. Defiçiti fiskal (pa privatizimin e tre hidrocentraleve), në shtatë muajt e parë ishte pothuajse 130 % më i lartë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke arritur në rreth 98 % të objektivit vjetor. Në periudhën Janar-Korrik, të ardhurat nga taksat indirekte u tkurrën në mënyrë të konsiderueshme, duke reflektuar kërkesën e brendshme ende të brishtë, importet më të ulëta dhe efektet e fundit të përjashtimeve nga TVSH. Shpenzimet ishin 10.4 % më të larta se në të njëjtën periudhë të vitit të mëparëshëm, kryesisht për shkak të rritjes së shpejtë të shpenzimeve kapitale. Planifikimi buxhetor vazhdon të jetë i dobët, duke pasqyruar parashikimet optimiste të të ardhurave, lind nevoja për ta ribalancuar. Borxhi publik është rritur nga 59.4 % e PBB-së në 2011 në 62,9 % në fund të vitit 2012, duke tejkaluar tavanin statutor prej 60% , i cili u shfuqizua në Dhjetor 2012. Rreth tre të pestat e Borxhi publik janë të brendshme, por ai vazhdon të karakterizohet nga një skadencë afatshkurtër (rreth gjysma e tij ka një maturim prej një viti ose më pak), dhe kërkon rifinancim të shpeshtë.... Në përgjithësi, borxhi relativisht të lartë dhe në rritje, me maturim afatshkurtër përbën një arsye për tu shqetësuar, pasi këto elemente përfaqësojnë një burim të makro-financiar dobësie, sidomos pas abrogimit të tavanit ligjor të borxhit. ....Politika Fiskale në vitin 2013 ishte ekspansioniste, duke kontribuar në një rritje të mëtejshme në nivelin relativisht të lartë të borxhit publik, i cili mbetet një burim i makro-financiar risku. Planifikimi fiskal dhe parashikueshmëria mbetet një shqetësim, sidomos pas heqja së tavanit të borxhit. Papunësia mbetet e lartë. Balancat e jashtme kanë ngushtuar, por janë ende të larta ,duke reflektuar dobësitë e vazhdueshme strukturore.
Posted on: Thu, 17 Oct 2013 20:11:26 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015