Me të vërtetë Islami e nderon gruan me nderin me të madh, e - TopicsExpress



          

Me të vërtetë Islami e nderon gruan me nderin me të madh, e mbronë me mburojen me të fortë, e garanton jetën e saj në çdo aspekt. E liroi nga skllaveria e injorancës, i dha të drejtën e jetesës dhe martesës së ligjshme, e bëri princeshen e shtëpisë, ajo veç urdhëroni dhe urdhërat e saj zbatohen, qendron në shtëpi i edukon femijet e saj, larg çdo lodhje dhe mundimi nga punët fizike. Me rendësi është që ajo të kërkoi dhe kërkesat e saj realizohen, i dha të drejtën në trashegimi, shitblerje, e pas gjithë kësaj kush guxon të thotë së Islami i bën padrejtësi?! Nuk është drejtësi që ajo të nxirret nga shtëpia dhe t’i caktohet ndonjë detyrë për ta kryer çfarë është përtej mundësive të saja fizike, nuk është drejtesi që ajo të behët karrem i të tjerëve për ta shfrytezuar, nuk është drejtesi që ajo të devijohet nga natyrshmeria e saj që ia ka dhënë Allahu, nuk është drejtesi që ajo të zhvishet nga petku i devotshmerisë, turpit dhe moralit, nuk është drejtesi që ajo të punoj punë fizike që nuk i përkasin, mirëpo, drejtësi është ajo që e ka legjitimuar Krijuesi i saj!
Posted on: Wed, 18 Sep 2013 19:15:02 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015