Mengjes...duke ecur ne rruge, befas pashe nje grua ne moshe te - TopicsExpress



          

Mengjes...duke ecur ne rruge, befas pashe nje grua ne moshe te thyer qe beri qe te me hipte nje e dridhur masive dhe shkundese ne trup. ajo grua ishte gjyshja ime qe kishte vdekur para ca vitesh, po priste te kalonte trotuarin ne anen tjeter, ishte duke pare dicka ne cep te nje pallati perballe, pak djathtas me rrezen e drejte te shikimit te saj. Ishin shumegjera, ishte nje ngjashmeri patjeter, por ajo qe me beri te me duket sikur pikerisht ajo qe aty dhe jo dikush tjeter ishte veshja e saj, dhe qendrimi qe kishte pikerisht ne ate sekonde, qe mbase nen nje drite te caktuar bashkoheshin me ngjashmerine e fytyres dhe i jepnin jete nje qenieje e cila nuk jetonte me ne kete rrafsh dimensional. Pse duhej te rikthehej? Cfare arsyeka valle nje gjyshe e vdekur qe te rikthehet ne jete pas disa vitesh? ndonje porosi? per ke? per mua valle? apo ndonje mllef i mbajtur perbrenda deri ne nje moment ku eshte ndjere me e fuqishme? por as kete nuk mund ta lidhja dot me veten... nuk di...nuk e di.... Por asgje nga keto nuk pata kohe te mendoja, ose me mire te them te gjitha keto i mendova si nje dush emocioni brenda nje fraksioni sekonde. Pse duhej te vinte pikerisht tani? ku po shkonte? ne cdrejtime te panjohura te Tiranes? Neper cepa shikimesh ndaj pallatesh dhe trotuaresh.Cdo gje me erdhi jo si mendim por si nje pellembe qe te ve dikush nga pas mbi goje kur nuk e ke mendjen per te te mbytur. Ishte nje prerje e dalldisur gjunjesh, nuk dija nese ishte zbulim shkencor, nese duhej te gezohesha qe isha nipi i nje gruaje te kthyer nga vdekja, apo nese ishte nje zbulim fetar dhe filozofik. nuk e dija kete. Te gjitha keto variante me trembnin. Ishin teper te lodhshme. Ishin si debate te pafundme ekzistenciale mes njerezish te frustruar nga boshlleku, me njerez kurioze mbi hicin dhe sesi i jeper trajte hicit. Gjera pa sens, pa forme, pa substance, thjesht gjera qe ishin. Por ajo qe me preku ne fillim fare ishte ndjesia a pyetjes: Pse? Pse ike dhe erdhe perseri? pse valle une mbart ankthe te panjohura qe skane te bejne me ty? pse une shoh cepa pallatesh dhe trotuaresh? ishe duke e pare ti cepin djathtas te pallatit perballe apo une? apo shikimin ne kendin e drejte te trotuarit perballe, e kishe ti apo une? por ti ishe aty gjithsesi, si nje shperfillje ndaj cdo gjeje qe mbartte ankth ne jete, ti ishte kthyer ne jete, dhe shihje cepa pallatesh dhe trotuaresh. Vetem nje sekonde ishte por mu shkund qenia aq fort saqe nuk me interesonte me qe nje sekonde me pas nderkohe qe i afrohesha vura re qe ishte thjesht dkush qe i ngjante shume, nuk me interesonte me kjo gje, nuk me jepte ngrohtesi dhe komfort, ishte si te ishe brenda nje endrre nga e cila do te zgjohesh por ama jo te kthehesh pas ne boten ku ishe ne fillim si pike referimi te realitetit. Nuk qetesohesha dot, jo prej faktit se perse valle e kisha pare - sepse e kuptoja qe nuk behej fjale per ndrydhje subkoshenciale emocionale, frike apo dashuri apo ku di une, ishte thjesht nje asosacion viziv me kujtimet e mia. Pra nuk ishte ceshtja e shikimit te nje fantazme. ajo qe me mundonte ishte Pse? Pse dreqin duhej te ktheheshe ketu? pikerisht tani? Kur do mbaroje absurditeti emocional? Po e shihja une apo ajo cepin e pallatit? nuk e mbaja mend. Kjo nuk ishte nje metafore filmash Hollivudiane ku njeriu kupton qe thelbi i rebusit te tij ka qene ai vete, jo jo, une nuk isha gjyshja ime njesekondeshe, as ajo nuk ishte une, ishim te ndare fizikisht, ajo nuk ishte une. Dhe qe aty mu kujtua nje ndjesi endrre qe me ndodh, ku me qellon te shoh nje njeri te njohur duke ecur, duke jetuar normalisht (ne enderr) ose dhe veten ne shume raste por duke e pare veten time, shikimin qe kishte me hipte nje ndjenje ankthi brutal, sepse e kuptoja qe nuk ishte une. as njerezit e tjere nuk ishin ata qe ishin ne pamje, ishin si te demonizuar, si te poseduar nga nje qenie e ngjashme, tejet normale, pa asnje ligesi te fshehur, thjesht ishte nje ndjenje e sigurt qe ata nuk ishin ata njerez por ishin njerez te tjere brenda atyre trupave, syte i kishin me nje si pervijim qe ne fakt nuk ishte fare real vizualisht por me shfaqej mua ne enderr si ndjenje e nje emocioni irrealiteti brenda asaj endrre. Pse? Pse duhej mbartur nje absurditet ne qenie pa e prekur me dore? pse duhej e ky absurditet te kishte nje trajte aq te crregult dhe lineare, aq te ngadalte dhe te papritur, aq te pamendueshme por aq shume te ndjeshme? Nuk dija me cfare ta krahasoja, nuk isha duke pare nje film surrealist, me komoditet pasiv, as nuk isha duke jetuar gjurmet e ndonje filmi ose imagjinate surrealiste, isha aty, ne ate sekonde, me kembe te ngulitura fort ne toke dhe skisha si ta villja nga goja ndjesine, dhe sa me teper mundohem ta shpjegoj akoma me fjale aq me teper i largohem vete ndjenjes dhe hyj neper stereotipe surrealizmi dashur padashur. Fjalet nuk mbartin vettetesine e sensit por vetem te arsyes. Fjalet jane boshe.Nuk mund ta villja ndjenjen time duke u shtrydhur si tubete kolinozi mu aty ne trotuar, nderkohe qe une ose gjyshja ime, shihnim cepin e nje pallati cep ky siper trotuarit ne nje pjese kenddrejte te atij trotuari perballe. Gjeja e pare qe bera ishte te shihja duart. Atu u qetesova pak, nuk e di pse gishtat me kthyen ne rruge, edhe pse cdo gje ishte e shurdhet plotesisht, isha ne rruge brenda vetmise sime, isha i lire te vazhdoja te ekzistoja mbi trotuar.
Posted on: Wed, 06 Nov 2013 12:51:59 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015