Mesfushori i Barcelonës, Cesc Fabregas, ka këmbëngulur se ekipi - TopicsExpress



          

Mesfushori i Barcelonës, Cesc Fabregas, ka këmbëngulur se ekipi i tij nuk do të heqë dorë nga stili i zakonshëm i lojës për të shmangur fuqinë e Real Madridit në kundërsulme. Barcelona e pret Real Madridin nga ora 18:00 në Camp Nou në përballjen e parë të madhe të ekipeve për këtë sezon dhe Cesc është shprehur se ekipi do t’i qëndrojë besnik stilit sulmues. “Real Madridit nuk i ka pëlqyer më parë stili i lojës me posedim nga kundërshtari. Cristiano Ronaldo luajti ndaj dy vijave të mbrojtjes, Gareth Bale do të luante po ashtu. Karim Benzema ishte i vetmuar. Ajo që ata duan janë ekipe si Rayo Vallecano, ekipe që vijnë sulmojnë dhe e humbin topin”. “Në dy pasime, Reali është në sulm. Ata kanë lojtarë të fuqishëm. Në El Clasicot e fundit ata kanë bërë mriz ndaj nesh. Ata kanë fituar në posedim, kanë qenë më agresiv dhe na e kanë bërë të vështirë,, sidomos në kundërsulme”. “Ndryshimi i stilit nuk do të ishte opsion, pasi Barcelona luan si Barcelona. Nëse ne humbasim ne humbasim sikur Barcelona dhe nëse fitojmë, fitojmë sikurse Barcelona”, deklaroi Cesc.
Posted on: Sat, 26 Oct 2013 20:00:35 +0000

Recently Viewed Topics




© 2015