Mesfushori i Bayern Munichut, Luiz Gustavo, ka pranuar se është - TopicsExpress



          

Mesfushori i Bayern Munichut, Luiz Gustavo, ka pranuar se është i interesuar të transferohet te Arsenali. Është spekuluar se Topçinjtë kanë arritur marrëveshje me Bavarezët në vlerë prej 20 milionë eurosh për shërbimet e brazilianit, ndërsa tash vet futbollisti pranon se do t’i pëlqente kalimi në Emirates. “Liga Premier është një garë e shkëlqyer. Arsenali ka shumë traditë. Mua më duhet një skuadër ku kam hapësirë për të luajtur”. “Është një situatë e komplikuar. Po kërkoj opsionin më të mirë, vendimin më të mirë”, ka deklaruar Gustavo për ESPN Brasil. /Telegrafi/
Posted on: Tue, 13 Aug 2013 08:05:35 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015