Messi: Neymar bëri zgjedhjen e duhur Lionel Messi nuk e ndien - TopicsExpress



          

Messi: Neymar bëri zgjedhjen e duhur Lionel Messi nuk e ndien aspak si kërcënim afrimin e Neymar te Barcelona, madje ai vazhdon të lëshojë sinjale pozitive në distancë për yllin brazilian që firmosi një klontratë 5-vjeçare me klubin katalanas. Nga Chicago ku ndodhet për ndeshjen e fundit miqësore të një turneu të organizuar prej tij për qëllime bamirësie, numri 10 deklaron se Neymar bëri zgjedhjen e duhur. “Kam fatin të luaj me lojtarë të mëdhenj dhe Neymar është i tillë. Besoj se Barcelona është zgjedhja ideale për një lojtar me karakteristikat e tij”. Në vijim, sulmuesi argjentinas ndalet edhe te objektivat për sezonin e ri. “Unë dhe shokët e skuadrës duam të fitojmë sa më shumë tituj që të jetë e mundur. Gjithashtu do të kërkoj të paraqitem mirë gjatë gjithë sezonit për të qenë i gatshëm në Kupën e Botës. Do të jap maksimumin në çdo front, por padyshim që botërori është një ëndërr, por nuk dua të mendoj përpara kohe për këtë eveniment”. Argjentina mban vendin e parë të grupit eliminator në Amerikën e Jugut dhe është pothguajse me një këmbë në botërorin e vitit 2014 që do të zhvillohet në Brazil pas një viti.
Posted on: Sat, 06 Jul 2013 18:04:29 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015