Milan, Mario Balotelli pendohet dhe kërkon falje Është një - TopicsExpress



          

Milan, Mario Balotelli pendohet dhe kërkon falje Është një situatë që është përsëritur sa e sa herë herë, megjithëse rastet kur Mario Balotelli ka kërkuar të falur kanë qenë vërtet fare të rralla, e pra këtë radhë 23-vjecari italian duket se e ka kuptuar më së miri atë cfarë bëri në “San Siro” fund të ndeshjes me Napolin, ndeshje ku sulmuesi kuqezi përvecse humbi një 11-metërsh reagoi mjaft ashpër ndaj gjyqtarit kryesor Luca Banti, episod që më pas solli edhe atë skualifikim për 3 javë nga ndeshjet në Serie A. Lojtari me origjinë ganeze ditën e enjte pikërisht në orarin e drekës u rrëfye për “Gazzetta dello Sport” dhe “Sky” , intervistë ku Balotelli bëri hapa prapa dhe kërkoi publikisht të falur për gjestin e tij.Mario Balotelli – Më vjen keq sidomos për shokët e skuadrës. Stërviten dhe lodhen me mua, ndërsa unë me atë gjest i lashë vetëm. Por ndihem gjithashtu në faj edhe me tifozët e Milan-it që kanë besim te unë, si dhe me vetë klubin. Arbitri? I kërkoj të falur edhe atij, pasi nuk duhet të reagoj në atë mënyrë, por ndaj Napolit u përsërit e njëjta histori. Ndërhyrjet e gabuara ndaj meje nuk kanë rëndësi, por sapo bëj ndonjë gjë të vogël unë…E kuptoj shumë mirë, megjithatë duhet të tregohem i kujdesshëm për t’i përballuar më mirë situata të tilla.Në vazhdim sulmuesi i përfaqësueses italiane u ndal edhe në këtë fillim të vështirë të ekipit kuqezi, duke dhënë gjithashtu këndvështrimin e tij mbi ecurinë e deritanishme të skuadrave të tjera të kampionatit italian.Mario Balotelli – Duhet të përmirësohemi dhe kemi gjithcka nevojitet për të qenë në lartësinë e skuadrave të tjera. Shikoj shumë ekuilibër. Për shembull Napoli ka lojtarë të mëdhenj, por nuk është më mirë sesa ne si ekip. Sigurisht ky i sivjetshmi do të jetë një sezon tepër i bukur por njëkohësisht edhe shumë i ekuilibruar.Rrallëherë është parë që Mario Balotelli të tërhiqet prapa e të pranojë gabimet e tij, sidoqoftë ndryshe nga c’ka ndodhur deri më tani me klube të tillë si Inter e Manchester City duket se ambienti apo përvoja e klubit kuqezi për të administruar situata të tilla i ka bërë mirë edhe atij vetë, gjithsesi një gjë është e sigurtë pas tërheqjes së drejtuesve të Milan-it për të apeluar vendimin e Komisionit të Disiplinës, Mario Balotelli do të mungojë edhe në ndeshjen e 6 tetorit ndaj kampionëve në fuqi, por të paktën do të ngushëllohet në Evropë, ku do të luajë të martën e ardhshme në Amsterdam, ndaj Ajax-it, në Champions League./A.Bullatovci/Ketu bashkohen te gjithe milanistat
Posted on: Thu, 26 Sep 2013 18:25:50 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015