Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka paralajmëruar - TopicsExpress



          

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka paralajmëruar të enjten se pas njohjes nga Libia, Grenada dhe Tajlanda janë në radhë edhe dy njohje të tjera që pritet ta njohin Kosovën gjatë muajit tetor. Ai ka thënë se pjesëmarrja e delegacionit të Kosovës në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së tregon për agjendën shumë dinamike të diplomacisë kosovare. “Kryeministri Thaçi dhe unë jemi duke zhvilluar takime të njëpasnjëshme me ministra dhe liderë të vendeve të ndryshme të botës. Nuk besoj se ka vend në Ballkanin Perëndimor që ka zhvilluar takime më shumë se shteti i Kosovës. Të gjitha këto takime flasin për një dinamikë të politikës së jashtme të Kosovës dhe për një shtetësi shumë aktive”, është shprehur Hoxhaj.
Posted on: Fri, 27 Sep 2013 10:15:56 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015