Ministrit të ri të Mirëqënies dhe Rinisë, Erjon Veliaj, i - TopicsExpress



          

Ministrit të ri të Mirëqënies dhe Rinisë, Erjon Veliaj, i është dorëzuar sot zyrtarisht detyra nga paraardhësi i tij Spiro Ksera, në një ceremoni të organizuar në ambientet e Ministrisë së Punës. Ish-ministri Ksera renditi disa nga arritjet e kësaj ministrie gjatë viteve që është drejtuar prej tij, ndërsa u shpreh i gatshëm të japë kontributin e tij në rast se ministri i ri do të ketë nevojë. “I uroj zotit Erjon Veliaj punë të mbarë, suksese, të jetë i palodhur dhe në shërbim të qytetarëve shqiptare, sidomos të atyre që jetojnë në varfëri ekstreme, që kanë probleme të familjes, të dhunës. Do jem i gatshëm për të dhënë kontributin tim”,- deklaroi Ksera. Veliaj Ministri i Mirëqënies dhe Rinisë Erjon Veliaj falënderoi Spiro Kserën që shërbeu si ministër i Punës dhe Shanseve të Barabarta. Veliaj theksoi se Ministria që ai do të drejtojë do të pësojë ndryshime të mëdha. “Të falënderoj për shërbimin dhe gjithçka keni bërë në këtë ministri. Po futemi në një fazë të re, do mirëpresim gjithë ekipin rinor nga MTKRS, dhe ekipin nga ministria e Arsimit, dhe sesi do të transformohet ISSH, por do të kemi kohë që të dëshmojmë në vijim se cfarë ndryshime do bëjmë në këtë dikaster”. Sipas Veliaj, punonjësit e Ministrisë do të angazhohen dhe në misione vullnetare në institucionet vullnetare që varen nga kjo dikasteri ku ata punojnë. “Cili është misioni ynë i vërtetë, është vetëm rroga? Jo do të doja gjithashtu që ne të kultivojmë atë ndjenjën e humanizmit. Punonjësit këtu të gjejnë kohë për të qenë vullnetarë në institucionet që kemi në varësi. Të bëhet misionar dhe kontribuues në institucionet vullnetare që menaxhojmë. Shqipëria ka cdo halle, nuk do të mund të zgjidhim cdo hall por do qajmë cdo hall që ata kanë”. Më tej Veliaj kërkoi që ky lloj dorëzimi i detyrës së ministrit të bëhet shembull dhe të ndiqet nga të gjithë.
Posted on: Mon, 16 Sep 2013 10:14:50 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015