Ministrja e jashtme italiane Emma Bonino po zhvillon sot një - TopicsExpress



          

Ministrja e jashtme italiane Emma Bonino po zhvillon sot një vizitë zyrtare në Tiranë. Takimin e parë, kryediplomatja italiane e ka zhvilluar me homologun e saj Ditmir Bushati ku është diskutuar në lidhje me forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve. Në konferencën e përbashkët për shtyp,kryediplomatja italiane është shprehur se marrja e statusit kandidat për Shqipërinë në muajin dhjetor është e mundur. “Në dhjetor Shqipëria ka shumë mundësi që të marrë statusin e vendit kandidat dhe Italia ka qenë dhe do të jetë një mbështetëse e fuqishme për Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Europian” ka theksuar ajo. Gjithashtu ministrja Bonino u shpreh se e njeh prej kohësh Shqipërinë pasi në pozicionin që ka mbajtur ka pasur mundësinë ta vizitojë vendin tonë. “Në vitet ’90 kur vija në Shqiperi kishte përshtypjen e një Tirane gri, dhe u ktheva me një kujtesë si një vend me ngjyra” tha Bonino. Ndërsa ministri Bushati vlerësoi marrëdhëniet shume të mira mes dy vendeve dhe nevojën për thellimin e tyre. “Shkëmbyen pikëpamjet tona që marrëdhëniet mes dy vendeve të ngrihen në një stad më të lartë në fushat e bashkëpunimit me interes të përbashkët, që variojnë nga çështjet ekonomike deri tek çështjet e mjedisit dhe kulturës. Patëm një shkëmbim pikëpamjesh për sa i përket mbështetjes që i ka dhënë Italia Shqipërisë për anëtarësimin në NATO dhe procesit për integrimin e Shqipërisë në BE, nevojë për një qëndrim më të centralizuar mes dy qeverive dhe për ambicjen tonë për të avancuar në kandidimin në BE në të cilën Italia ka qenë mbështetje e plotë” tha Bushati. Ai theksoi se ka garantuar Boninon për mbeshtetjen ndaj opozitës në kuader të gjithëpërfshirjes. Gjithashtu, ministrja e jashtme italiane do të zhvillojë edhe një takim me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Ndërsa në orën 12:05 së bashku me ministrin Bushati, kryediplomatja italiane do të marrë pjesë në “Tryezën e Rrumbullaket mbi Sipërmarrjen Femërore”, që do të zhvillohet në Pallatin e Kulturës.
Posted on: Wed, 09 Oct 2013 09:19:07 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015