Mitologjia e zemrimit. Një shkrimtare e poete e fameshme - TopicsExpress



          

Mitologjia e zemrimit. Një shkrimtare e poete e fameshme amerikane, Erica Jong e ka pershkruar zemrimin në mënyrë të mrekullueshme, në nje poezi te gjatë të, saj kushtuar Walt Whitman, (Uollt Uitman), nga e cila po përkthej e shkëpus këto vargje lapidare: " Aq shumë dhimbje ka bota sa mjafton për të na ushqyer të gjithëve, sa jemi ndërsa gëzim ka pak, mezi rrjedh pikë pikë. Pirgjet e kufomave kanë mbushur vendin, po bëhen male dhe lotët e derdhur, liqene ku mund të mbytesh ndërsa vrerë për të gëlltit ka për gjithë jetën. Zemrimi përhapet më shumë se barishtet e këqija Tërbimi kushton pak...“. Kjo vlerë poetike, është një dëshmi më shumë se me zemrimin nuk bëhet shaka. Kur poetët shpërthejnë me fjalë të tilla, as më pak e as më shumë, ato duan veç të tjerash, të vënë në veprim me anë të fjalëve të tyre jo vetëm fantazinë e lexuesëve, por dhe të psikologëve. Dhe psikologët dashur pa dashur, kanë filluar të bëhen më shumë poetë, kur duan seriozisht të përballen me këtë emocion mitik. Puna për deshifrimin dhe dallimin që eksiston ne mes manifestimit të zemrimit, shkakut se përse njeriu është zemruar e sidomos, çfarë don të komunikojë individi i zemruar, nëpërmjet këtij emocioni, ka shumë ngjashmëri me një poezi dhe pse pak hermetike. Puna për të njohur që në fillimet e veta gjendjen emotive, që po tenton të krijohet brenda nesh dhe më vonë për të zbuluar përmbajtjen e kësaj gjendje, e pastaj shkakun e pasojat, është njesoj sikur të kërkosh të bësh realitet një mit të lashtë. Patjetër, psikologët duhet të kenë marrë në konsideratë kompleksitetin e ndërlikuar të këtij emocioni mitik, kur këmbëngulin që njeriu i zemruar, kur ky emocion e ka shtërnguar për fyti, të paktën duhet të synojë të shpëtojë katër gjëra: 1.Të mos humbë normat elementare të mirësjelljes, me personin me të cilin mund të zemrohet. 2. Mbrojtjen e interesave të tij si dhe paraqitjen e arësyeve, se përse është i zemruar. 3. Respektin ndaj vehtes së tij. 4. Shëndetin fizik dhe ekulibrin e tij mendor. Në fund të fundit duhet të synojmë gjënë me esenciale kur jemi të zemruar: sjellja jonë të mos jetë diametralisht e ndryshme me sjelljen me mendje të qetë. Pra të mos e humbim pusullën, të mos bëjmë e themi gjëra për të cilat më vonë do të pendohemi. Një taktikë e dobishme, do të ishte dhe vonimi me vullnetin tonë, i çdo lloj qëndrimi e sjellje që emocioni i zemrimit na shtyn të bëjmë. Sigurisht nuk është e lehtë kjo gjë, por dhe jo e pamundur. Një fjalë e urtë thotë : “Kur je i zemruar, para se të flasësh numëro deri në 10, kur je i tërbuar fare, numëro deri në 100“. Sidoqoftë, kur jemi të zemruar, gjëja e parë që duhet të bëjmë, është të përmbahemi të paktën një sekondë, pastaj të fillojmë e të numërojmë, deri sa të largohemi nga personi a objekti që na ka zemruar. Mund të bëjmë çdo gjë për të shkarkuar tensionin diku tjetër, por jo me personin apo objektin që na ka zemruar, kurrë. Mitologjia e zemrimit, parashikon dhe të ashtuquajturat strategji parapritë. Një strategji e tillë konsiston që para se të takohesh me dikë, para një eventualiteti të mundshëm zemrimi, shqyrto përfundimet e mundëshme që mund të çojnë drejt zemrimit. Me një fjalë, imagjino vënien në skenë paraprakisht të një zemrimi të mundëshëm, pastaj reaksionin e bashkbiseduesit dhe zgjedhjen e reagimeve më të përshtatëshme për ti përdorur, në rast se situata shkon drejt një degjenerimi të mundëshëm. Kam dëgjuar një histori tepër interesante, që më ka ngelur në mendje, të cilën po e ndaj me juve. Më duket se e treguar në kontekstin e mitologjisë së zemrimit, është më mirë se në çdo vend tjetër të këtij, është në vendin e saj natyral. Një grua ishte divorcuar me të shoqin dhe djali produkt i martesës së tyre, i kishte takuar asaj për ta rritur. Fëmija ishte nga natyra tepër i ndjeshëm dhe ndarja e prindërve kishte qënë për të një traumë e vërtetë. Pak kohë pas ndarjes ai filloi të bëhej shumë problematik. Ishte vetëm 11 vjeç. Në shkollë filloi të bëhej i padurueshëm, nisi të rrihte shokët dhe të shante mësuesit. Erdhi një kohë e u bë i padurueshëm ngado që kishte komunikim dhe për të mos përfunduar në duart e policisë, nëna e tij kërkoi ndihmën e psikologëve. Psikologu, për fat, qëlloi specialist i zoti e për më tepër me shpirt poeti. I rekomandoi gruas që të blinte një thes me rërë speciale, një nga ato thasët e mbushur me rërë, që boksierët e përdorin për tu stervitur në sportin e tyre. Gruaja, megjithëse në fillim nuk e besoi psikologun, e bleu thesin nga halli dhe si e lidhi atë në tavan, në mesin e dhomës së djalit, i tha të bënte me të çfarë i kishte rekomanduar psikologu Djali çdo ditë shkruante mbi thes, emrin e njeriut me të cilin sa ishte zemruar, dhe godiste mbi të me sa forcë kishte deri sa të lodhej. Kështu djaloshi vazhdonte të shkruante mbi thes emrat e shokëve, të mësuesve, por dhe të nënës e të babait sa herë e zemronin, dhe i “ rrihte paq “, deri sa forcat e linin. Kjo histori vazhdoi gjatë. Kur mbushi 23 vjeç, djali vendosi të ndahej nga thesi me rërë. Ndarja me të u kthye në një ceremoni të vërtetë. Në fund të ceremonisë e varrosën thesin në një cep të kopështit, sikur të kishte qenë një njeri i afërt. Thesi me rërë i psikologut poet, kishte shpëtuar jetën e dy njerëzve. petrit sulaj shkeputur nga " planeti i emocioneve "
Posted on: Thu, 01 Aug 2013 06:17:59 +0000

Trending Topics




© 2015