Monaco ofertë per Valdes Monaco bën ofertë të çmendur - TopicsExpress



          

Monaco ofertë per Valdes Monaco bën ofertë të çmendur për Valdes Si duket gardiani katalanas Victor Valdes do të bëhet portieri më i paguar i botës pas largimit nga Barcelona në fund të këtij sezoni. Valdes nuk e ka rinovuar kontratën me skuadrën aktuale pasi kërkon stimuj por të dhënat e fundit flasin ndryshe sepse mund të jetë paga ajo që ndikon në vendimin e portierit të kombëtares spanjolle. Skuadra franceze e Monacos i ofron plot 15 milionë Euro në sezon dhe nëse gjithçka formalizohet, atëherë Victor Valdes do thyejë çdo rekord, që nga Gianluigi Buffon dhe deri tek rivali i tij në kombëtare, Iker Casillas. Me kontratën 4-vjeçare që Valdes do të nënshkruajë me skuadrën e principatës, praktikisht do të nisë edhe një revolucion sepse asnjë portier më parë nuk ka përfituar më shumë se 6 milionë në sezon. Monaco mund ta transferoj Valdesin edhe me parametra zero, çka lehtëson sakrificat financiare.
Posted on: Fri, 08 Nov 2013 20:47:12 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015