Mora vesh se Rama ishte kujdesur duke me permendur emrin ne - TopicsExpress



          

Mora vesh se Rama ishte kujdesur duke me permendur emrin ne mbledhjen e grupit kuvendor. Sa per llogarite qe di te bej une po i kujtoj vetem telefonatat qe me bente cdo darke e cdo mengjes, ne sfondin e lehjeve te qeneve te fshatit, nga shetitjet ne PEZE, telefonata nje oreshe qe fillonin e perfundonin, duke perseritur pa fund: " ...Aman o burr o burr me shpejgo pak sistemin se nuk kuptoj asgje, aman o burr o burr...me shpjego se me duket shume i veshtire..." " . Tre vjet rrjesht, mengjes e darke e kam degjuar kete ankth te nje mediokri ne politike, ne ceshtjet kushtetuese, ne ekonomi. ne diplomaci, ne ceshtjet rajonale, kudo kudo, deri ne aritmetike te thjeshte. Ai nuk e kupton se nuk ka fituar. Ai nuk e kupton se eshte peng e nje rezultati qe e dine te gjithe se cfare ka ndodhur. Te gjithe e shikojne ate ne ankth. Te gjithe lexojne ankthin e tij. Ankth qe ai vete e ka shprehur me "friken nga vdekja". Kete frike e kane te gjithe ata qe jane shume te vjeter ose shume te semure. Dhe me kete ankth ai nuk ka as qetesine dhe as aftesine te me jape mua detyra e pune. Une nuk ja sheroj dhe as nuk ja heq dot kete ankth, kot me drejtohet mua. Edhe sot mu duk shume i acaruar. Plot ankth. I pasigurte. Me komplekset dhe friken qe ka deklaruar vete publikisht. Une do te vazhdoj ta ndricoj me fotone, me te gjithe gjatesite e valeve. Le ti jape porosi mentorit te tij te me sulmoje te gazeta e tij "non grata". Une e siguroj se nuk e "verbojne" fotonet e mia por "dielli" i madh qe e ndricon tani dhe mban emrin e mentorit te tij. Fotonet e mia i nxjerr ne pah vetem ankthin. I bejne te lexueshme ate qe e mundon perbrenda.
Posted on: Tue, 09 Jul 2013 11:45:06 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015