Mos pyet! -Mos e pyet jetimin si ndërruan jetë prindërit e - TopicsExpress



          

Mos pyet! -Mos e pyet jetimin si ndërruan jetë prindërit e tu! -Mos e pyet prindin si ndërruan jetë fëmijët e tu! -Mos e pyet njeriun e pa punë në mesin e burrave, përse nuk punon! -Mos e pyet të varfërin a ke nevojë për para, por ndihmoje duke mos kërkuar ai, sepse kjo është mirësi për vetën tënde pastaj edhe tek ai do gjejë ngrohtësi dhe dashamirësi! -Mos e pyet gruan e cila nuk ka fëmijë(nuk lind), a ke fëmijë! -Mos e pyet atë që ka ndonjë mangësi në fytyrë përse e ka atë, sepse fytyra është pjesë e krenarisë! -Mos e pyet të dobëtin, ke nevojë për ushqim dhe pije? Por gostite me të mira duke mos e pyetur fare. -Mos e nënçmo shokun që të qeshin të tjerët, kjo është e dhimbshme për të. Vendose vetën në pozitën e tij, duke e jetësuar atë, pastaj mendo se çfarë flet dhe vepron. Shumë njerëz lëndojmë duke mos i kuptuar kurrë dhimbjet e tyre!
Posted on: Mon, 22 Jul 2013 14:13:48 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015