Mourinho: Ozil, përzierje e Figos dhe Zidane 11:04 / 3.09.2013 - TopicsExpress



          

Mourinho: Ozil, përzierje e Figos dhe Zidane 11:04 / 3.09.2013 1462 2 Menaxheri i Chelseat, Jose Mourinho, është një tifoz i madh i nënshkrimit të ri të Arsenalit, Mesut Ozil. Portugezi ka komentuar ish-lojtarin e tij pas transferimit rekord të tij te klubi londinez. “Ai është unik. Nuk ka një kopje të tij – as një të keqe. Ai është numri 10 më i mirë në botë. Çdokush e pëlqen atë dhe e sheh pak Luis Figo dhe Zinedine Zidane te ai”, ka thënë portugezi. Ozil ishte ndër transferimet e para të Jose Mourinhos te Real Madridi, ku të dy punuan për tre vite. /Telegrafi/
Posted on: Tue, 03 Sep 2013 19:00:07 +0000

© 2015