Myrteza NURJA (Baca Xajë) VLERA ANATOMIKE E KRESHNIKËVE - TopicsExpress



          

Myrteza NURJA (Baca Xajë) VLERA ANATOMIKE E KRESHNIKËVE HAKLAJ Nga thellësia e kohëve nëpër densitet errësirash verbuese me rol të spikatur në dramë të fatalitetit të jetësuar në mbamendje irracionale në skenë të kujtesës historike thithet prej kohëve të huaja vatra me emërues kreshnikësh dhe jehona rrugëtimi mbi shtegun e dritës për shpëtim familja e sakrificave brez pas brezi e të përndriturve të perëndishëm pragoxhaku i ndritshëm i fisit me racë përbetimi që ta ruajë me xhelozi qenësinë e bekuar djep pas djepi të emrit të përjetshëm Haklaj me forcë graviteti nga zemra e kësaj toke që prej fatprerjeve të bën kolazh e mozaik rreth shenjave ku guri vjen rëndë. Këta madhështor indeve të kohëve ters të ngjeshur ndërruan vend prej altarëve në panteon mendjendriturish duke u përpëlitur me flakën që vigjilonte e me shënjestrën nga frëngjitë bedenave tw kalave krijuan traditën e betimit për shpëtim nga mitologjia e kuçedrave të uritura dhe zhvatëse të mbijetesës së virgjër dhe rrënjëve biblike. Mirëpo në errësirën ngulfatëse u shkëndijue një vertikale e papërsëritshme lajtmotivit të kohëve duke i bërë ndryshim ritmit dhe ninullës së djepit hyjnor që në bedenin bosh-strumbullar të kështjellës shqip të pagëzuar në trini të kënduar prej apostujve të nxirret nga drita e trimërisë (emri Azgan) i cili sakaq u mishërua me vlerat e substancës, integritetit të mbijetesës së identitetit shumë të qëndrueshëm. Azgani, liri rrugë, mendjendrituri. Pra, emri i madh i mbamendjes Azgan Haklaj, i cili u bënë estetikë me art e kulturë vlerave të mbijetuara me prirje konsolidimi dhe artikulimi vetëm shqip. Azgani, mbasi gjezdisi vëmendshëm strofujt e realiteteve keq të plagosura duke ua shtuar plagët legjendarëve, ndezi një fanar me vrushkuj me të tjera gamë ngjyrimi të bukurisë e madhështisë në bedenin ku kultivohet shpirti si vlerë vlerash duke i fituar tri përmasat universale sidomos të thellësisë njëherit si meteor i djegur në lule ta shpërndajë aromën e fisnikëruar me virtyte dhe urdhëresat e Zotit që shqiptarizimin ta ushqejë bujarisht me nektar dhe dashuri. Kështu buloi nga rrënjët e shekujve, u bë trung si bimë e jetës dhe shpërnda gjithandej që mugëtirat t’ië mbush me dritë të premtuar dhe shumë të gjatë të pritur mbi gurin e Banjahut. Azgani i përpin dërdëllitjet e kohëve dhe pelini e servirur si dezert deri në gllënjkat e helmit nga gotat e mashtrimit perfid dhe shpata në qafë si dhunim i domosdosisw e të saldateskeve të zeza që e thërrmuan një tokë dhe një popull. Titulli i këtij libri enciklopedik na lind se autori i ka tejkaluar kalvaret e fatit të ngjeshura me tragjizëm. Sot i thith aromat nga kopshti i jetës nëpër ecejaket e lumturisë që për të shfaqet si vlerë jetike në lëvizje drejt paqes e besimit të makroekzistencës së Shqipërisë etnike. Njëherit autori Azgan Haklaj është shkyç nga maratona impulsive e rrugëtimit peligrin për gjetjen e dritës. Azgani me pasion dhe gjithëpërfshirës merret me indekse të diagnozave të strategjive gjeopolitike me qëllime vdeksie dhe të errëta për zhvatje të tokave të huaja duke mbjellë kohë terrori, asimilimi, eksodi etj. kudo në organizim të gjenetikës kombëtare. Ky autor, si prurës drite, thotë vullnetshëm dhe me energji të shpalosur mbasi e bën kodin dhe himnin e bukurisë: “Edhe Zoti po flet Shqip” Me këtë gjuhë të ëmbël hyjnore të cilën e pwrçuan rilindësit dhe e anë monument identifikimi dhe me të i vënë në akord bërthamat e traditës biblike me Peligun (Pelazgun) e deri te Shën Pali i cili, në Durrah të Evropës pagane ua solli qytetërimin me Krishtwrim. Zoti nuk e harron gjuhën e tij që e ka përurue si të perëndishme me shenjtërim në jetë të jetëve në kohë të kohëve për t’i artikuluar shqip domosdo . Azgani në mesazhet e auditorëve shpjegohet si mbledhës thesaresh të arkeologjisë njëherë si arkitekt lashtësie me ndihmën e hyjit dhe emërtue për vazhdimësi të mbijetesës së artit dhe kulturës historike e kombëtare. Shpirtit i bëhet shërbimi si prej askujt tjetër më parë as sot. E oksigjenon burrërinë nëpër çdo pore e pigment të trupit të shenjtë kombëtar duke kultivuar spektrin magjepsës mbi rrafshin magjibërë. Kështu ndodh përjetësia e vlerës bamirëse duke e lëvizur kohën nëpër pyrgespirale të lartësisë. Ky njeri i devotshëm, me pasion e këndon dhe vallëzon tërë hapësirën gjithëshqiptare dhe refreni që si amanet t’i këndohet e vallëzohet tu mbetet brezave, këtë vizion me ide vitale për ardhmëri ky zotëri e ka mbjellë në kopsht për pelegrinazh pranverash të luleve. Kështu, Azgani e bën portretin në dritë dhe yllin që duhet të viktimizohet edhe për Çamërinë dhe Luginë të Preshaj dhe për kudo që artikulohet mbijetesa shqip. Kjo mrekulli prej njeriu dot nuk e lë Zotin të ndryshojë tingëllimet, ritmin kuptimësitë e monumentit shqip. Në kapitujt e librit të mirëfilltë bëhet thithja dhe krehja e vlerave të gjalla të mbijetesës me reflekse me fenomene trazimesh e mrekullish që presin t’i pagëzojë koha dhe t’i kurorëzojë me aureola drite nga tërë hapësira shqip. Me mesazh të mbartur me jehona respektive kudo frymohet shqip këtij njeriu iu përvijue damarëve të kohëve në elitizim mendjendriturish që nga rasti i ikonomizimit në altar prej nga ndërroi vend në përjetësi të panteonit mbasi ta kaloojë me nder e moral nëpër diversitetet e realiteti nga barra sizifiane nuk iu pajtua me pozicionet e komedianëve në mjediset me mendësi, me harmoni të prishur. Zoti Azgan u bë rreze fati e papërsëritshme e kujtesës historike. Proza që do t’i kushtohet në jetë të jetëve ishte e vjelë nga peripecitë dhe sakrificat e panumërta të Azganit të cilin e pagëzuan prurës drite. Klithja me jehonë të gjatë është e thjeshtë e armiqtë e kombit shqiptar do të zhduken me harakiri të pashmangshme botës së hidhur që ia ka injektuar gëzimet dhe harmoninë e emëruesve shqip. Është ndalur te gurra e lumturisë të freskohet ideali dhe me identitet e kujtesë historike doemos, madhësia e këtij autori vegjeton në madhështinë e shenjave prezentative të portretit të atdhetarit të përsosur.
Posted on: Fri, 29 Nov 2013 13:53:08 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015