MË DO MUA TË VERBRËN* (Nizar Qabbani) Më do mua që jam e - TopicsExpress



          

MË DO MUA TË VERBRËN* (Nizar Qabbani) Më do mua që jam e verbër? i tha atij me habi kur bota ka vajza të ëmbla, seksi me plot bukuri? Ti je vetem një i çmendur ndryshe nuk ka se si, apo të vjen keq për mua dhe për sytë e mi?! Të dua, i tha, e ëmbla ime nga bota asgjë nuk dëshiroj pasuri më ka dhënë Zoti grua të t’kem, të pamundurën ta shëroj Do të t’pranoj o fati im nëse dritën ma kthen mua me ty jetën do ta ngrys por tregomë diçka që dua Sytë kush do t’mi dhurojë kur nata e zezë ta pushtojë? Një ditë djali me një frymë erdhi gëzohu, i tha, dhuruesi u gjet do të shohësh ç’bëri Zoti dhe krijoi në këtë jetë Do mbash besën që më dhe Të jesh me mua më the dikur erdhi dita e dashura ime për të mos u ndarë kurrë Ditën që vajza hapi sytë djali në këmbë, pranë saj qëndronte e pa dhe bërtiti: “I verbër je”? djalit që dorën ia shtrëngonte Qante vajza fatin e saj shpërtheu në lot e vaj E dashur, i thoshte djali, mos u dëshpëro gruaja ime kur të jesh me sytë e tu do të shoh I tha atij: Të martohem the me një si ty… Sot që u zbardha dhe u bëra me sy? Qau djali, ndjesë kërkoi: kush jam unë të më martosh? Më fal – tha – ke të drejtë por diçka të më premtosh Para se të më lesh të lutem shumë o bukuri kudo që të jesh a të shkosh kujdesu për sytë e mi :)
Posted on: Thu, 07 Nov 2013 23:30:02 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015