Më e rëndë se toka Më e lehtë se hija E vjeter sa lindja - TopicsExpress



          

Më e rëndë se toka Më e lehtë se hija E vjeter sa lindja Pafund sa gjithësia E ëmbël sa fjala E hidhur sa pikëllimi E ngrohët sa falja E fortë sa qëndrimi Rrënon edhe atje Ku fare ska ndërtuar Ep fryte në atë vend Ku rrënjë ska lëshuar E-ndrit errësirën Errëson ndriqimin I pasuron ëndrrat Dhe ndalon ëndrrimin Ujitet dhe jeton Edhe në shkretëtirë Përballon acarin Dhe nuk ka të ngrirë Rrallë kthehet aty Qe njëherë del Është fuqi e fort Kur pushton s`pari herë Pastron çdo plagë Dhe një ofshamë liron Sa do t`jetë e dhimbshme Plagën e shëron Vajin e kthen në këngë Ngushllimin në urim Ndryshk unazat ne gisht Kur nuk ka bashkim Kur ndizet t`parën herë Flaka e saj përjetohet Vetëm prushi nëse mbetet Është e para dhe nuk harrohet Syri nuk e shef Veshi nuk e dëgjon Zemra është folea Që në të banon
Posted on: Mon, 18 Nov 2013 21:41:35 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015