Më konkretisht, rreth orarit të garave dhe kronologjisë së - TopicsExpress



          

Më konkretisht, rreth orarit të garave dhe kronologjisë së ngjarjes, zyrtarët e Shoqatës së Streetballit të Kosovës thanë se tubimi dhe paraqitja e skuadrave për Superfinale është paraparë për ora 13:00. Pas konfirmimit të prezencës së skuadrave pjesëmarrëse do të hedhet shorti dhe 8 skuadrat superfinaliste do të ndahen në dy grupe nga katër ekipe. Në fazën e parë të garave, skuadrat do të luajnë secila me secilën kurse në fund, dy ekipet më të mira nga secili grup do të kualifikohen në gjysmëfinale. Para ndeshjeve gjysmëfinale është paraparë gara atraktive e gjuajtjeve për tri pikë. Kjo garë është e mbyllur dhe vetëm me ftesa dhe organizatori tashmë i ka ftuar tre garues. Pas garës së gjuajtjeve për tri pikë do të zhvillohen gjysmëfinalet e Dardania Streetball Kosova 2013 ku i pari grupit A do të ndeshet me të dytin e grupit B dhe i pari i grupit B me të dytin e grupit A. Fituesit e këtyre ndeshjeve do të jenë superfinalistët historik sepse do të jenë të parët që do të garojnë për titullin e kampionit të Republikës së Kosovës në Streetball në edicionin e parë i cili është pranuar zyrtarisht nga FIBA 3x3 Baskaetball. Ndërkohë, para finales së madhe, shikuesit në qendër të Pejës do të jenë dëshmitar të edhe një shou streetballistik: garave për ngulitjen më atraktive. Edhe kjo garë është organizuar për shou dhe zbavitje të publikut dhe është bërë me ftesa speciale nga organizatori i cili tashmë ka ftuar tre ‘fluturesit’ që do t’i sprovojnë aftësit e tyre “akrobatiko-kozmike” Krejt në fund, dy ekipet më të mira nga 101 skuadra sa garuan sivjet në Dardania Streetball Kosova 2013, do të përballen për titullin e kampionit të Kosovës në Streetball. Orari i Superfinales së Dardania Streetball Kosova 2013 13:00 – 13:05 Tubimi i skuadrave superfinaliste dhe konfirmimi i prezencës 13:05 – 13:15 Hedhja e shortit 13:15 – 13:25 Falënderimi sponsorëve të edicionit të sivjetmë 13:25 – 13:30 Thirrja e dy skuadrave që do ta luajnë ndeshjen e parë 13:30 – 14:00 Ndeshjet e xhiros së parë të grupit A 14:00 – 14:30 Ndeshjet e xhiros së parë të grupit B 14:30 – 15:00 Ndeshjet e xhiros së dytë të grupit A 15:00 – 15:30 Ndeshjet e xhiros së dytë të grupit B 15:30 – 16:00 Ndeshjet e xhiros së tretë të grupit A 16:00 – 16:30 Ndeshjet e xhiros së tretë të grupit A 16:30 – 16:45 Garat e gjuajtjeve për tri pikë 16:45 – 17:00 Ndeshja e parë gjysmëfinale A1 – B2 17:00 – 17:15 Ndeshja e dytë gjysmëfinale B1 – A2 17:15 – 17:30 Garat e ngulitjeve më atraktive 17:30 – 17:45 Falënderimi sponsorëve të edicionit të sivjetmë 17:45 – 18:00 Superfinalja e Dardania Streetball Kosova 2013 18:00 – 18:15 Ceremonia e shpalljes së fituesve dhe përmbyllja Pra, pas 7 garave kualifikuese të zhvilluara gjatë tërë qershorit, ku dashamirët e lojës së basketit “tre kundër tre”, në tërë Kosovën janë zbavit me muzikë, diell dhe kënaqësi streetballi të cilën e ka ofruar Dardania Streetball Kosova 2013, kampionati më i rëndësishëm në histori të streetballit kosovar pasi është edicioni i parë i njohur ndërkombëtarisht nga FIBA 3x3 Basketball, të dielën me 7 Korrik do ta ketë përmbylljen me Superfinalen e cila do të organizohet në qendër të Pejës. Karvani i Streetball Kosova sivjat i ka kaluar afro 1.000 kilometra duke tubuar rreth 15.000 shikues që shikuan 264 ndeshje të 101 skuadrave që garuan në edicionin e 13-të të Kampionatit të Republikës së Kosovës në Streetball, të quajtur Dardania Streetball Kosova 2013 i cili përmbylljen e vet do ta ketë me 7 Korrik, në ambientin fantastik të qendrës së Pejës, ku tetë ekipet më të suksesshme do të garojnë për titullin e kampionit të sivjetmë të Kosovës i cili do të shpërblehet me dhuratën fantastike të Shoqatës së Streetballit të Kosovës “1000 copa t’buta” kurse vendi i dytë do të fitoj për gjysmë më pak, 500 €. Edhe sivjet, Streetball Kosova përgatiti zbavitje maksimale me “Muzikë, Diell dhe Kënaqësi Streetballi” dhe atë duke i falënderuar përkrahjes së madhe të
Posted on: Thu, 04 Jul 2013 21:16:36 +0000

Trending Topics



>Riwayoyin Hadisin “ITRA” AL KITAB WAL “ITRA” KO AL KITAB
Oiiie gente beleza? espero que sim... Cuidar de pagina não é
MOKI GBOGBO IWO TI ONI ORE OFE BI TEMI BAYI, MO KI GBOGBO EYIN
ving the Quran Causes
Department Administrator (6months contract) Location : Tuas
Happy birthday Liam Shirley! I remember this exact moment two
Ive found a general problem that Most persons who have the goal of

Recently Viewed Topics




© 2015