Më thuaj ngjyrën që preferon të të them karakterin që ke - TopicsExpress



          

Më thuaj ngjyrën që preferon të të them karakterin që ke E kuqja. Është ngjyra e zemrës, dashurisë, dinamizmit, vitalitetit, pasionit, ndjeshmërisë, autoritetit, krenarisë, forcës, sigurisë, besimit në forcën e tyre. Kush preferon këtë ngjyre është optimist, i vendosur, impulsiv, luftarak, konkurrues, i pasionuar, entuziast, ne kërkim te prestigjit, suksesit dhe me dëshirën për të dominuar. E gjelbërta. Është ngjyra e shpresës dhe e dëshirës për sukses. Ai që e çmon atë është i qetë, i pëlqen stabiliteti, një jetë pa te papritura dhe surpriza. Femrat qe duan këtë ngjyre janë në thelb të ndershme, realiste, duan siguri dhe vazhdimësi, por kane pak vështirësi në bashkëpunimin me të tjerët. Efikase dhe e aftë në punë, ka qejf rregullin dhe pastërtinë. Bluja është ngjyra e heshtjes, qetësisë dhe e butësisë shpirtërore. Këta persona janë te ëmbël, romantike, te ndjeshëm, duan natyrën, kafshët si dhe fëmijët. E verdha. Është ngjyra e diellit, e gëzimit, lumturisë dhe fantazisë, është simboli i optimizmit, inteligjencës, urtësisë. Ata që preferojnë të verdhën duan ndryshimin Kane karakter te hapur, optimistë, te gëzuar, por ndizen shpejt. Duan shume qe te afirmohen dhe te kenë autoritet Kafja. Është ngjyra e tokës, e sigurisë, maturisë, durimit dhe këmbënguljes. Këta persona duan qetësinë e shtëpisë, kane nevojë për qëndrueshmëri dhe preferojnë partnerë qe dëshirojnë te njëjtat gjera. Portokallia. Është ngjyra e optimizmit, personi qe pëlqen këtë pune është i sinqerte dhe i hapur. Këta persona janë humanë dhe gjithmonë kane nevojë të dinë dhe të jenë të përfshirë ne interesa të ndryshme. Vjollca. Është ngjyra e metamorfozës, tranzicionit, misterit dhe magjisë, misticizmit, spiritualitetit por edhe magjepsje erotike. Këta persona janë te disponueshem dhe komunikues, njerëzorë, te arsimuar, të ndjeshëm dhe shumë të dashur E zeza. Kjo është ngjyra e mohimit absolut. Kush preferon këtë është një person i cili synon pushtetit, dhe pretendon pa frikë Grija. Është ngjyra e neutralitetit, mjegullnajës, muzgut, por edhe hijeshisë. Kush zgjedh këtë ngjyre tenton të mbaje distancë dhe nuk dëshiron te jete i përfshire. Përgjithësisht ata duken te ftohtë, të paafrueshëm, te turpshëm dhe të mbyllur #edi
Posted on: Sat, 23 Nov 2013 17:28:25 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015