Mëngjes, 16 Shtator “Pjesëtarë të natyrës hyjnore.” 2 - TopicsExpress



          

Mëngjes, 16 Shtator “Pjesëtarë të natyrës hyjnore.” 2 Pjetrit 1:4 Duhet të jetë e qartë për të gjithë se të jesh pjesëtar i natyrës hyjnore nuk do të thotë të bëhesh Perëndi. Thjesht është një gjë që nuk mund të bëhet. Substanca e Hyjnisë nuk mund të ndahet dot me krijesat vdekatare. Mes krijesës dhe Krijuesit duhet të ekzistojë një hendek i përhershëm për sa i përket substancës, por duke qenë se njeriu i parë Adami u krijua sipas shëmbëlltyrës së Perëndisë, po ashtu edhe ne, në sajë të ripërtëritjes së vepruar nga Fryma e Shenjtë, në një kuptim hyjnor bëhemi të ngjashëm sipas shëmbëlltyrës së Shumë të Lartit, duke u bërë kështu pjesëtarë të natyrës hyjnore. Përmes hirit bëhemi të ngjashëm me Perëndinë. “Perëndia është dashuri”, edhe ne bëhemi dashuri sepse: “Kushdo që do, ka lindur nga Perëndia dhe e njeh Perëndinë”. Perëndia është e vërteta, edhe ne bëhemi të vërtetë, duke e dashur gjithçka që është e vërtetë. Perëndia është i mirë, dhe ai na bën të mirë përmes hirit të Tij, kështu që edhe ne bëhemi të dëlirët në frymë që do ta shohim Perëndinë. Veç kësaj, bëhemi pjesëtarë të natyrës hyjnore edhe në një kuptim më të lartë sesa kaq, në fakt, në kuptimin më të lartë që mund të konceptohet, dhe i cili është, pra, një shkallë më poshtë se të qenit absolutisht hyjnorë. A nuk bëhemi vallë pjesëtarë të trupit të personit hyjnor të Krishtit? Po, i njëjti gjak që rrjedh në kokë kalon edhe nëpër duar dhe kështu e njëjta jetë që gjallon në Krishtin gjallon edhe në njerëzit e Tij, sepse “Ju keni vdekur dhe jeta juaj është fshehur bashkë me Krishtin në Perëndinë”. Madje sikur kjo të mos mjaftonte, për më tepër jemi martuar me Krishtin. Na ka vluar me veten në drejtësi dhe besnikëri, dhe ata që janë bashkuar me Zotin janë një frymë me Të. Oh, ç’mister i mrekullueshëm! E sodisim me mahnitje e kërshëri, por kush vallë mund ta kuptojë? Një me Krishtin, kaq të bashkuar me Të sa edhe shermendi është më pak i lidhur me hardhinë sesa jemi ne pjesë e Zotit, Shpëtimtarit dhe Shpenguesit tonë! Tek ngazëllehemi për shkak të kësaj të vërtete, le t’i kujtojmë vetes se ata që bëhen pjesëtarë të natyrës hyjnore do ta shfaqin lidhjen e tyre sublime dhe të shenjtë në marrëdhënie me të tjerët, duke e bërë të qartë me anë të ecjes dhe të folurit të tyre të përditshëm se i kanë shpëtuar prishjes që është në botë për shkak të epsheve. O sa mirë do të ishte sikur të kishim më shumë shenjtëri hyjnore në jetët tona!
Posted on: Mon, 16 Sep 2013 05:22:16 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015