Mëngjes, 3 Tetor “A nuk janë ata të gjithë frymë - TopicsExpress



          

Mëngjes, 3 Tetor “A nuk janë ata të gjithë frymë shërbenjëse, që dërgohen për të shërbyer për të mirën e atyre që kanë për të trashëguar shpëtimin?” Hebrenjve 1:14 Engjëjt janë frymët shërbenjëse të shenjtorëve të Perëndisë, ata na mbajnë në duar me qëllim që këmba jonë të mos pengohet nga ndonjë gur. Besnikëria ndaj Zotit të tyre i shtyn që t’i kenë shumë për zemër fëmijët e dashurisë së Tij, ata ngazëllehen kur djali plëngprishës kthehet tek shtëpia atërore këtu poshtë dhe e mirëpresin me hare ardhjen e besimtarit në pallatin e Mbretit atje lart. Në kohët e lashta bijtë e Perëndisë kishin të drejtë të shfaqeshin në formën e tyre të dukshme, por edhe sot megjithëse askush nuk mund t’i shohë dot, qielli mbetet i hapur dhe engjëjt e Perëndisë ngjiten e zbresin mbi Birin e njeriut, me qëllim që të vizitojnë trashëgimtarët e shpëtimit. Serafët ende fluturojnë me thëngjij të nxjerrë nga mangalli i altarit në duar për të prekur buzët e njerëzve shumë të dashur. Në qoftë se do të na hapeshin sytë, do të mund të shihnim kuaj dhe koçi të zjarrta përreth shërbëtorëve të Zotit, sepse gjendemi të rrethuar nga një ushtri e panumërt engjëjsh, të cilët janë rojtarët dhe mbrojtësit e farës mbretërore. Vargjet e Spenserit nuk janë një trillim poetik, por një e vërtetë tek këndon: Sa shpesh që me flatra t’arta Ata çajnë qiejt si luftëtar’ fluturues Për t’na ndihmuar në luftë kundër djajve t’flliqur! Sa e lartë është pozita, në të cilën ngrihen të zgjedhurit, duke pasur parasysh se oborrtarët sqimatarë të qiellit kthehen me plot vullnet në shërbëtorët e tyre të përulur! Sa sublime është përbashkësia në të cilën kemi hyrë meqenëse kemi marrëdhënie me krijesat e patëmeta qiellore! Sa e fortë është mbrojtja që na rrethon duke e ditur se njëzetmijë koçi të Perëndisë janë armatosur për shpëtimin tonë? Kujt i jemi borxhli për gjithë këtë? Qoftë Zoti Jezu Krisht i dashuri i zemrës sonë për jetë e mot, sepse në sajë të Tij jemi bërë të denjë që të ulemi në vende qiellore që qëndrojnë shumë më lart sesa principatat e pushtetet. Është pikërisht Ai që e ka ngritur fushimin përreth atyre që e adhurojnë me druajtje të shenjtë, Ai është i vërteti Kryeëngjëll Mëhill/Michael që e shtyp me këmbë kokën e dragoit. Nderojeni të gjithë Jezuin! Jezus, ti Engjëll i pranisë së Yahweh-ut, kjo familje të ofron këtë mëngjes adhurimin e saj.
Posted on: Thu, 03 Oct 2013 05:27:19 +0000

Trending Topics



press.com/Stuart-Goddard-a-k-a-Adam-Ant-was-born-on-this-day-in-1954-In-topic-1499150533668717">Stuart Goddard a.k.a. Adam Ant was born on this day in 1954. In
Clearance Sale on 2-Port USB Car Charger Adapter for iPod/iPhone,
Sehifelerin birinde dostumuz bu yaziya rey bildirmishdi, oxudum,

Recently Viewed Topics




© 2015