NDIKIMI I GAZIT SARIN. Si edhe helmet tjera nervore sarina - TopicsExpress



          

NDIKIMI I GAZIT SARIN. Si edhe helmet tjera nervore sarina sulmon sistemin nervor të organizmit të gjallë. Sarina mund të merret në trup nëpërmes të lëkurës dhe frymëmarrjes. Vetëm një mbrojtje e tërësishme e trupit mundet të pengoj marrjen e saj në organizëm. Në trup kjo substancë e bllokon enzimën acetik-kolin-esterazë në sinapsat e sistemit nervor parasimpatik vegjetativ. Kështu vije te rritja e transmetuesit nervor acetilkolinës në sinapsë dhe kështu te një nxitje e përhershme e parasimpatikus. SIPTOMAT. Ndikimi dhe simptomat janë të ngjashme me helmet tjera luftarake : tabun, soman dhe VX, por edhe me helmimet me insekticide të ndryshme si me paration (E605). Varësisht nga doza e helmimit vije te këto simptoma: • Dhembje të syve, pengesa në pamje, ngushtim të pupilës së syrit • Pengesa në frymëmarrje dhe ngushtim në gjoks • Rrjedhje e hundëve, • Rritje e pështymës • Rrjedhje e gjakut nga goja dhe hundët • Vjellje, jashtëqitje e pakontrolluar • Ngërç dhe tkurrje e muskujve • Ngritje e temperaturës së trupit • Humbje kontrolle mbi funksionet e trupit si urinimi, jashtëqitja • Djersitje e shtuar • Pengesa në gjumë dhe ëndrra të këqija • Ndjeshmëri e shtuar ndaj dritës • Humbje e kujtesës dhe vetëdijes • Paralizim i trupit • Koma • Ndalimi i plotë i frymëmarrjes • Vdekja Shumë nga simptomat e lartepermendura, nëse mbijetohet helmimi mund të mbesin përherë!
Posted on: Wed, 13 Nov 2013 11:25:35 +0000

Recently Viewed Topics




© 2015