NJERKU DHE POPULLI PA MANDAT Nga Av. Harbi Aliaj Ai i - TopicsExpress



          

NJERKU DHE POPULLI PA MANDAT Nga Av. Harbi Aliaj Ai i “mallkoi” dhe i quajti sorra. Tre muaj me pas, nese ai nuk fakton se nuk eshte tallur qellimisht me ta, mund te quhet fare mire njerk, sepse vetem nje i tille mund te mos kete aspak ndjesi per te perceptuar dhe ndier emocionet e te “ngjashmëve” te tij. Kjo empati politike, tashme nuk mund t’i perkase me vetem nje njeriu, por nje kryeministri qe pret te marre drejtimin egzekutiv te vendit. Permasa e fenomenit eshte e madhe sepse i madh eshte edhe numri i votave te Aleances Kuq e Zi te cilat ne rang kombetar jane plot 10.171. Keto nuk jane thjesht vota per perfaqesim politik te atyre njerezve anembane Atdheut qe nuk arriten te kete nje mandat perfaqesimi, keto jane 10.171 grushte te ngjashme me 710.047 grushte te anetareve te Partise Socialiste, qe i dhane sistemit te korruptuar te qeverise ne largim. Jane brenga dhe vuajtjet e te njejtit popull opozitar, shpresa dhe vullneti i te njejtit popull te lodhur, endrra e te njejtin popull per ndryshim, shpirti dhe kryengritja e te njejtit popull nen te njejtin flamur dhe nen te njejten shqiponje. Jane rebelimi i 10.171 te shtypurve te cilet nuk u mblodhen ne salla te mbyllura per te kundershtuar keqqeverisjen e Partise Demokratike, por tubuan ne ç’do cep te Atdheut dhe deteve te tij per dinjitet dhe bashkim; jane ajka e votave, qe nuk munden dot t’ja mohonin, megjithese i vodhen dinakerisht. A do t’ja lejoje vetes Rama qe te behet njerku i te njejtit popull qe luftoi kunder te njejtit kundershtar aspak etik dhe gjakatar? A do t’ja lejoje vetes Rama qe te behet njerku i te njejtit popull qe kerkoi te rilindë ne menyren e tij? A do t’ja lejoje vetes Rama qe te behet njerku i te njejtit popull, qe ndonese u kryengrit i pari per Atdheun, rrezikon te mbetet “pa Atdhe”… A do t’ja lejoje vetes Rama qe armiqve tane t’ju jape “zemer” per te kryer misionin e tyre nihiliste per shfarrosjen e zerit nacinalist liberal Shqiptar me argumentin se nacionalizmi ne Shqiperi ka vdekur? Nese ndodh keshtu, atehere po, ai ka pasur te drejte kur i mallkoi kuqezinjte sorra, jo sepse ata jane te tille…, por sepse mallkimi ndaj shqiptareve behet realitet nga vete shqiptaret, te cilet në mos deshirofshin te jene te pavdekshem e duan hakamarrjen si ne kanun… Shprehja se “ekstremizmat” nuk do te egzistojne kur Shqiperia do te behet pjese e BE eshte qesharake, sepse keto fenomene jane ne grintë te vazhdueshme ne vete fqinjin tone jugor, i cili eshte anetar i BE. A do t’ja lejoje vetes Rama te mbylle syte perpara guximit te kuqezinjve per t’ju kunderpergjigjur ekstremizmit te “Agimit te arte” dhe vellezerve te tij “maqedone” dhe “serbe”? A do te jete nje sylesh kryeministri i ri per te mos negociuar me Aleancen KuqeZi, e cila me shume se askush tjeter do t’i sherbeje si mburoje e rreshtit te pare dhe si pergjigje e “aksion” paradiplomatikë ndaj ç’do “agresioni” te mundshem te atyre qe me Atdheun kane bere autopsi… Nese kryeministri Rama zgjedh te behet njerk i kuqezinjve, askush te mos i gjykoje 10.171 te “njohur” nga KQZ..., qe te vijojne misionin e tyre kunder ç’do shqiptari qe s’ka gjak shqiptar… ne zgjedhjet e ardheshme dhe me tej…
Posted on: Fri, 30 Aug 2013 05:44:13 +0000

Recently Viewed Topics




© 2015