NJOFTIM PËR BURSAT E VITIT AKADEMIK 2013-2014 REKTORATI I - TopicsExpress



          

NJOFTIM PËR BURSAT E VITIT AKADEMIK 2013-2014 REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË Në sajë të procedurës së aplikime për bursa studimi, njoftohen të gjithë studentët e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë (UMT), të cilët nuk kanë arritur akoma të plotësojnë aplikimin e tyre, se janë të hapura aplikimet për bursë për vitin akademik 2013-2014 edhe në ditët, e shtunë 16.11.2013 dhe e dielë 17.11.2013, pranë Rektoratit të UMT-së, (Rruga Kongresi i Manastirit, Nr. 133, Tiranë; Auditoriumi Galileo Galilei, pranë Pediatrikut). Për të qenë më pranë studentëve të tij në çdo nevojë dhe për të mundësuar mbarëvajtjen e kësaj procedure, ju njoftojmë se Rektorati do të jetë i hapur në ditët në vazhdim dhe do të vërë në dispozicion burimet e tij administrative në mënyrë që aplikimet të kryhen rregullisht. Rreth lajmërimit mbi dokumentacionin e kërkuar, ju ftojmë të konsultoni njoftimin pararendës në këtë faqe ose atë në faqen zyrtare të UMT-së, umed.edu.al. Për informacione të mëtejshme, mund të vini në Rektorat ose të na kontaktoni në emailin zyrtar [email protected] Ju mirëpresim! Zyra e Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë Rektorati i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë - UMT
Posted on: Fri, 15 Nov 2013 20:55:01 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015