NOKSHIQASI I RI NE DANIMARK NE "EVROPIAN MTV Music Awards - TopicsExpress



          

NOKSHIQASI I RI NE DANIMARK NE "EVROPIAN MTV Music Awards 2013" nga Mal Berisha Shtator 21/2013 JIMILIAN ISMAILI, YLLI MË I RI I KËNGËS DANEZE ME RRËNJË TË THELLA NË TROJET SHQIPTA Dy artista të famshëm shqiptar po shfaqen në horizontin e muzikës daneze. Kush janë ata djem dhe prej nga vijnë ata në Danimarkë? Historia e familjes Ismaili nga Pepajt e Nokshiqit – Arzhenicë, në Malin e Zi fillon shumë herët por ajo vjen dhe kristalizohet me datën 6 Prill të vitit 1911, kur një burrë i kësaj familje, Rexhep Haradini mori pjesë në ngritjen e Flamurit Kombëtar në Deçiç, përkrah Dedë Gjo Lulit. Kjo ngjarje i pararendi shumë ngjarjeve të mëdha për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë. Kjo u pasua me pjesmarrjen e tij në ngritjen e Flamurit në Vlorë në shoqërim të Isa Boletinit bashkë më djemtë tjerë të viseve shqiptare nga Mali i Zi dhe Kosova. Shqipëria u bë e pavarur por ato vise nuk e gëzuan atë. Si shumë të tjerë, ky burrë i madh, u vra në të pabesë nga serbët e malazezët në kullën e tij në Pepaj. E shoqja shpëtoi nëpër flakët e kullës, në mes të borës dhe motit të tmerrshëm të bjeshkëve, me një djalë gjashtë muajsh, Sadri Rexhepin, dhe ia doli të kalonte në Shqipëri në fshatin Çerem të Tropojës. Aty shkoi edhe kunati i saj, Met Haradini dhe së bashku udhëtuan drejt fshatit Gorre, në bregdetin e zonës së Lacit. Ai jetim i rritur në ato rrethana, u rrit, u martua me një bijë të familjes më të madhe të Vuthajve, Nurie Delia- Ulaj, me të cilën lindën 6 djem e dy vajza. Midis tyre lindën edhe 2 binjakë, Enveri e Sabahu. Binjakët Ismaili, këngëtarë. Binjakët Enver Ismaili, këngëtarë. Çdo shqiptar që ndiqte televizionin dhe radion shqiptare ne vitet tetedhjetë të shekullit të kaluar nuk mund të mos e mbajë mend duetin e binjakëve nga Laçi, me këngën "Jemi dy vllazën dy binjakë" e cila përfaqësoi kosovarët e rrethit të Krujës në Festivalin Kombëtar Folklorik në Gjorokastër, në vitin 1983. Kam patur kënaqësinë e veçantë që këta dy djelmosha, brezi i tretë i lindur në Shqipëri, t’i nxirja në skenën e pallatit të kulturës në Laç dhe ti ndihmoja të vazhdonin të përcillnin traditën e mrekullueshme të folklorit të zonës prej nga vinin. Kështu ata, u ndihmuan edhe nga artistë të rrethit të Krujës, veçanërisht nga regjizori i Shtëpisë së Kulturës së asaj kohe, Ibrahim Berdaku dhe nga Shtëpitë e Kulturës në Laç dhe Krujë. Kënga e tyre u bë zëri i kosovarëve të rrethit të Krujës ashtu siç kishin bërë Dervish Shaqa dhe Demush Neziri për ata të Durrësit. Ata vazhduan të merrnin pjesë në festivale të tjera folklorike kombëtare. Drama e asaj familje dhe e zonës prej nga vinte ajo, përpjekjet dhe sakrificat për pavarësinë e atdheut, përcilleshin në telat e dy instrumentave që ata luanin dhe nëpërmjet zerit të bukur të tyre. Enveri dhe Sabahu, nën kujdesin e artistëve të mëdhenj të skenës shqiptare, si Besim Zekthi, shkelën në shumë skena të vendeve të ndryshme perëndimore ku ishin të vendosur shqiptarët, veçanërisht ata të Kosovës dhe trojeve shqiptare, deri në atë kohë. Dhe tradita vazhdon: Besmiri dhe Jimiljani. Dy artistë në dhe të huaj por me shpirt e zemër shqiptare, bij të kësaj familje patriote sot shkelqejnë në skenat daneze. Në vijim të traditës së madhe familjare Në vijim të traditës së madhe familjare Le të vimë në rrëfimin tonë tek ata dy vëllezër shqiptarë në Kopenhagë. Besmiri dhe Jimilani. Ata janë lindur në Laç, Shqipëri dhe po rritën në Danimarkë. Janë djemtë e Enver Ismailit, njërit prej binjakëve që u bënë të njohur në tërë botën shqiptare me këngën me motive kosovare kënduar në Festivalin e Gjirokastrës të vitit 1983 "Jem’ dy vllazen, dy binjakë". Ata vazhdojnë traditën e babait të tyre por…në një vend tjetër, në një gjuhë tjetër, në një botë tjetër. Ndërsa Besmiri me të atin kompozojnë, Jimiliani interpreton nëpër tërë skenat e Danimarkës. Ai ishte vetëm dhjetë vjeç kur me një këngë me tekst të vëllait arriti të futej në festivalin e talenteve të reja në Kopenhagë. Debutimi i tyre zuri vendin e dhjetë, çka përbënte një sukses të madh për atë kohë. Por puna e tyre nuk reshti. Jimilian dhe Besmir Ismaili, janë yje në ngjitje në skenën daneze. Veprimtaria e tyre muzikore sot menexhohet nga kompania më e madhe në botë SONY. Jimiliani ka 30 milion klikime në këngët e tij në YouTube. Ai është një ndër këngëtarët më të dashur të muzikës daneze sot dhe djaloshi që i bën krenar shqiptarët jo vetëm në Danimarke por anë e mbanë botës. Jimiliani, me këngët e tij është nominuar zyrtarisht në European MTV Music Awards dhe përfaqëson Danimarkën si ylli më i ri i muzikës së këtij vendi. Do tw inkurajoja cdo shqiptar që të klikojë dhe të mbështesë Jimilianin nëpërmjet internetit që të fitojë këtë garë kaq të madhe në një moshë kaq të re. Kjo do të bënte krenar çdo shqiptar kudo që gjëndet sot nëpër botë. Për ta mbështetur atë mjafton të klikoni në: dk.mtvema/stem#cat=best-danish-act   Mal Berisha dk.mtvema/stem#cat=best-danish-act dk.mtvema dk.mtvema/stem#cat=best-danish-act dk.mtvema/stem#cat=best-danish-act
Posted on: Wed, 25 Sep 2013 12:36:57 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015