NUK KA KOHE PER KOHE TE HUMBUR ! Insinuata lezhiane e Berishës " - TopicsExpress



          

NUK KA KOHE PER KOHE TE HUMBUR ! Insinuata lezhiane e Berishës " Vjedhje votash", është e vetmja histori e llojit të vetë, pjellë e çmëndurisë së tij, për të gjetur "Kalin e Betejës" në lidhje me "Moralin", për të luftur dhe ndërsyer hordhitë e krimit kundër qeverisë së majtë të postshtatorit 2013. Një frymëzues shëmbullor dhe i dhunëshëm i parimit makiavelist " Nëqoftëse do të gjesh fajin tek kundërshtari politik, shumë shpejt mund ta sajosh atë". Dhe ku e sajoj : " Në një abitat administrimi elektoral grash të nderuara si Mimi Kodheli, Monika Kryemadhi e të tjera, për të thënë se tek e majta jo vetëm "Burrat" vjedhin, por edhe gratë janë "Të tmerrshme". Ky IZHDERHA që thyen kapaqe kutish votimi në 2011,në Lunder, dhe tjetërson brendinë e kutive po në Lundër më 2013 , ku populli e ka ndëshkuar me një diferencë mbi 350.000 vota, vërtetë duhet ndalur. Drejtësia e sotme që e ka për detyrë ta bëj këtë, nuk ka mundësi ta bëj, mbasi ai e ka "vënë ndër këmbë", dhe e dikton, dhe e sundon atë. Ky pushtet i Drejtësisë nuk është atribut i popullit, por sinor dhe domen i Berishës. Puna e parë e pushtetit të nesërm, tashmë të deleguar dhe të dhënë nga populli është të çmontoj dhe të reformoj urgjentisht DREJTESINE. Nga këtu, fillon zbatimi i programit të Qeverisë së Kualicionit "Për Shqipërinë Europiane", dhe nëqoftëse nuk do të filloj dhe gradualisht të reformoj Institucionet e Drejtësisë, natyrisht nuk ka "dritë në fund të tunelit" për një mirëqeverisje të vendit, në dobi të qytetarëve, pra të mbaj premtimet e dhëna. Prandaj me Berishën ,pavarsisht se Shtatori 2013 duket larg, atë tashmë për qeverinë e majtë e ka prurë populli, dhe ai shumë shpejtë do të vijë. Prandaj të punohet dhe luftohet fortë qysh tash, që shtatori të vlerësohet si detyrim ,dhe jo si privilegj. Gëzimi i fitores, tani është punë, dhe vetëm punë për ndryshimin, zhvillimin dhe mbarësinë e Shqipërisë. Grahmat dhe ulërimat e Berishës "Me kriminelë, trafikantë dhe prostituta" janë të denja vetëm për një histori qënësh. Pra, "Qënët le të lehin, karvani të shkoj përpara". Nuk ka kohë, për kohë të humbur !
Posted on: Mon, 22 Jul 2013 14:03:02 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015