Na thumbojnë. Qëllimisht na ngacmojnë aty ku më së shumti na - TopicsExpress



          

Na thumbojnë. Qëllimisht na ngacmojnë aty ku më së shumti na dhemb. Pastaj, për ironi apo për qejf, të thonë: Nuk e pata qëllimin të të lëndoja. Thash vetëm ta provoj, ta shoh se si do të reagosh. Dhe, pasi ta thonë këtë, me pafytyrësi presin që tu buzëqeshim dhe ti mirëkuptojmë. Madje edhe të jemi falënderues, sepse ky thumbim qenka shprehje e interesimit nga ana e tyre. Vegla eksperimenti, objekt shfryrjeje, subjekt masturbimi mendor... Kështu na shohin. Nuk ka si të jetë ndryshe përderisa nuk e kanë problem të na lëndojnë. Dhe ne pyesim PSE? E bëjmë pyetjen, edhe pse trembemi nga përgjigjja. Është e thjeshtë. E thjeshtë dhe e trishtë. Na lëndojnë, sepse ne vetë i lejojmë.
Posted on: Fri, 08 Nov 2013 15:17:02 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015