Nacionalizmi shqiptarë është vrarë! Postuar me | 17.09.2013 - TopicsExpress



          

Nacionalizmi shqiptarë është vrarë! Postuar me | 17.09.2013 Në Kosovë nuk ka nacionalizëm, madje mbase është i vetmi vend në Ballkan që është denacifikuar nëpërmjet politikave speciale, aq sa mund të konsiderohet si "pastrim i trurit". Ndërkohë, që misione si UNMIK-u dhe të tjera e heshtin plotësisht nacionalizmin serb, madje ekstrem dhe të rrezikshëm. Ku paska nacionalizëm në Kosovë nga institucionet apo shqiptarët, derisa gjithkund veçmas serbët janë të përfaqësuar me diskriminim pozitiv, madje jo më shumë se 40 mijë serbë në veri kanë status autonom. Ndërkohë që nuk e thotë asnjë fjalë se shqiptarët në Republikën e tyre nuk kanë liri të lëvizjes në më shumë se 20 për qind të territorit të tyre në veri, e madje edhe në disa enklava të vogla në brendësi të territori të Kosovës. Madje më shumë se 20 mijë shqiptarë nuk mund dhe as nuk iu lejohet nga serbët në veri, të rikthehen në pronat e tyre apo të ndërtojnë shtëpi! Në këtë kontekst nacionalizmi shqiptarë nuk shihet se ekziston, dhe më keq sikur është vrarë! (Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit) Burimi: botasot.info/lajme/241881/nacionalizmi-shqiptare-eshte-vrare/ Photo: Serbët duke djegur pikat kufitare të Kosovës, kjo ka ndodhur në Jarinë
Posted on: Tue, 17 Sep 2013 21:51:34 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015