Ndryshimet në ligjin e tatimit mbi të ardhurat Arsyet e - TopicsExpress



          

Ndryshimet në ligjin e tatimit mbi të ardhurat Arsyet e ndryshimeve/shtesave ligjore Neni 8/1 (shtesë pike 9 dhe 10) Të ardhura (për dëmshpërblime të marra nëpërmjet vendimeve të formës së prerë të gjykatave, si dhe kompensimet e caktuara për kostot gjyqësore, si dhe të ardhurat e përfituara nga institucionet shtetërore për arritjet në shkencë, sport, kulturë), nisur nga natyra e krijimit të tyre nuk klasifikohen si të ardhura të gjeneruara nga një aktivitet ekonomik (të ardhura fitimi neto të një individi). Si rrjedhojë këto të ardhura propozohen t’i shtohen grupit të të ardhurave të përjashtuara. Neni 12/5 (shfuqizim) dhe Neni 12/6 (heqje fjalësh pika 2.1.) Ky propozim i është përgjigjur debatit institucional midis administratës tatimore qendrore dhe asaj vendore mbi përcaktimin e qartë të procedurës tatimore për të drejtën e dhënies së kthimit të tatimeve të paguara tepër (taksa vendore nga biznesi i vogël te Bashkia/Komuna. Kreditimi i taksave vendore do të hiqet nga Deklarata e Të Ardhurave të Biznesit të Vogël. Neni 13/2 (shtesë germa gj) Gjatë tremujorit të fundit 2012, për deklaruesit e DIVA-s rezultoi e paqartë mënyra e deklarimit për të vetëpunësuarit, me një qarkullim poshtë 2 milionë lekëve në vit. Propozimi për të vetëpunësuarit, të cilët kanë një qarkullim nën 2 milionë lekë, si e ardhur bruto të konsiderohet vlera 10% e të ardhurave vjetore bruto nga zhvillimi i aktivitetit ekonomik/tregtar apo shërbime. Neni 21 (ndryshim germa o) Shpenzimet për shpërblime apo bonuse që u janë paguar të punësuarve, përfshirë edhe administratorët, përveçse pagës së trembëdhjetë të dhënë në bazë të Kodit të Punës, do të njihen si shpenzime të panjohura. Nga kontrollet, përvoja e ballafaqimit të administratës tatimore qendrore me bizneset që mbartin të tillë tregues në kontabilitetin, si dhe në pasqyrat financiare të tyre, për efekt të përcaktimit të fitimit të tatueshëm ato ndikojnë ndjeshëm në uljen e masës së fitimit të tatueshëm dhe konsiderohen duke filluar nga treguesit që do të kontabilizohen gjatë vitit 2013. Neni 27 (ndryshim fjalësh) Ky propozim njeh mbartjen e humbjes së shoqërive, kur pronësia e drejtpërdrejtë dhe/ose e tërthortë e kapitalit themeltar ose e të drejtave të votës, të një personi, ndryshon me më shumë se 25 për qind deri në 50%. Ndryshimi i përqindjes (pragut) parandalon mundësinë e shoqërive të mëdha që të ulin fitimin e tyre nëpërmjet përthithjes së kompanive të vogla me humbje, duke ju përshtatur edhe zhvillimeve aktuale të tregut të shitje-blerjeve të aksioneve në Shqipëri. Neni 38 (shtim fjalie, paragrafi 3, pika 7) Me qëllim që të nxitet deklarimi i të ardhurave vjetore individuale për individët, bëhet ky propozim për ndryshim ligjor me qëllimin e mosrritjes së borxheve tatimore për gjobat për mosdeklarim në afat. Nisur nga fakti se ky deklarim është për herë të parë në sistemin tatimor të Shqipërisë 100-vjeçare, por edhe duke pasur një ambient fiskal me profil të ulët të edukatës tatimore, shtyhet afati i deklarimit deri në fund të vitit 2012. Deklarimi i DIVA-s realizohet nëpërmjet sistemit të deklarimit elektronik në faqen tatime.gov.al. Deri në afatin e mëparshëm të përcaktuar në pjesën e ligjit që propozohet të ndryshohet kanë deklaruar mbi 6500 individë në të gjithë vendin.
Posted on: Mon, 05 Aug 2013 23:56:57 +0000

Trending Topics




© 2015