Nexhat Ibrahimi Planprogrami i përgjithshëm për përhapjen e - TopicsExpress



          

Nexhat Ibrahimi Planprogrami i përgjithshëm për përhapjen e mësimit Islam (pjesa 3) 3. Mësimi islam në mediume Mediumet janë mjet me rëndësi të madhe në përhapjen e idesë. Me zhvillimin e teknologjisë u krijuan disa lloje mediumesh. Momentalisht televizioni dhe gazeta janë mjetet më ndikuese. Sa i përket radios dhe internetit, ato nuk e kanë fuqinë e TV-së; e para, sepse dëgjohet pak, dhe e dyta, sepse tek ne ende nuk ka rrjet të gjerë dhe eksploatim të madh të internetit. a. Mediumet botuese 1. Prezantimi i Islamit në pajtim me doktrinën redaktuese të shkollës së mendimit që ndjek revista, çon në kufizimin e revistës tek disa persona e në pajtim me këtë, edhe në pak lexues. Ekskluziviteti doktrinar dhe grupimi ideor pamundëson lexuesin të fitojë një pasqyrë reale për Islamin. 2. Mungesa e teksteve bashkëkohore cilësore, po edhe origjinale, ka bërë që të shkaktojë indiferencë tek lexuesi. 3. Mungesa e mjeteve materialo-teknike po edhe joprofesionaliteti i autorëve, gazetarëve dhe redaktorëve. Këto dhe mangësi të tjera, tek lexuesi krijojnë ‘vakum informativo-edukues’ që ndikon me të madhe në gjendjen e përgjithshme të besimtarëve. b. Radio dhe televizioni Të gjitha shpresat se në Kosovë do të kemi RTV me interes të mirëfilltë për popullin, po zbehen dhe po treten. Qendrat e ndikimit drejtpërdrejt apo nëpërmjet satelitëve vendorë, po hapin RTV për qëllimet e tyre ideologjike dhe komerciale. Islami si fe, besim dhe traditë shumëshekullore, në to nuk është i pranishëm. Për të flitet nga këndi i terrorizmit, jotolerancës, thjesht nga këndi i politikës së imponuar ditore, respektivisht Islami në to prezantohet me konotacion negativ. c. Web-i Web prezantimi i Islamit në gjuhën shqipe është tejet i vogël dhe tejet joprofesionalist. Edhe web-i ndjek rrugën e publikimeve, d.m.th. ndjek rrugën e donatorit, duke krijuar rrëmujë doktrinare me qasjet e tyre kundër vlerave vendore islame. Po ashtu, web-i kërkon aftësi, koncizitet, qartësi, shpejtësi, fluksion të ideve, dinamikë, masivitet, çiltëri etj. Disa gabime që ndodhin në mediumet e shkruara, këtu nuk bën të ndodhin. Në anën tjetër, interneti në Kosovë ende është luks, sepse ekzistojnë disa klube, Caffe-internete me çmime të larta edhe për shtresën e lartë. Rrjeti i lirë ende nuk ekziston, prandaj populli nuk ka para dhe nuk është i arsimuar të eksploatojë e të plasojë materiale të nevojshme. ç. Përmbajtja e përhapjes së mësimit islam nëpërmjet mediumeve Për prezantimin e përmbajtjes së mësimit islam në mediume duhet të formohet një organ koordinativ-këshillues, i cili të përcaktonte përmbajtjen, prioritetin dhe distribuimin e përmbajtjes. Gazetarët do të aftësoheshin në kurse mbi bazat e zhurnalistikës dhe të pedagogjisë së mediumeve. Ky organ do të ndihmonte të gjitha mediumet islame me materiale, këshilla etj. Në këtë përmbajtje do të gjenin vend: historia islame e botës dhe ajo islame vendore, kultura dhe qytetërimi islam, lajmet mbi gjendjen, problemet, kërkesat dhe nevojat e muslimanëve në gjithë botën. Kjo do të realizohej me emisione të tipit popullarizues: kuize, seri popullarizuese, lojëra me shpërblime të lejuara, filma dokumentarë dhe artistikë etj. Fjala përfundimtare Në sendërtimin e projekteve të theksuara më herët, duhet të inkuadrohen të gjithë: teologët, juristët, ekonomistët. Studimet pasuniversitare duhet të orientohen në të gjitha drejtimet me prioritet: teologji, ekonomi, jurisprudencë, kulturë, histori, filozofi etj. Disa kushte ekzistojnë: objektet e medreseve, të këshillave të BI-së, por edhe ato shoqërore. Kemi edhe një pjesë të kuadrit. Pra, të fillojmë të mendojmë për të ardhmen duke bashkërenditur mendimet dhe veprimet. Fusnota: (P.S. Bazë për këtë shkrim është teksti i botuar në revistën boshnjake “Novi Mual-lim”, nr. 9/2002)
Posted on: Fri, 09 Aug 2013 12:59:04 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015