Neymar: Me Spanjën ndeshje historike Brazil – Spanjë finalja - TopicsExpress



          

Neymar: Me Spanjën ndeshje historike Brazil – Spanjë finalja e minibotërorit, konsiderohet për momentin ajka e futbollit, sfida që pritet të mbërthejë sytë e mbarë globit. Të dyja skuadrat e shohin finalen e Kupës së Konfederatave një mundësi për të shkruar historinë. Neymar për brazilianët dhe Inesta për spanjollët shpalosin rëndësinë e kësaj finaleje. Neymar "Do të jetë një ndeshje e madhe, pasi të gjithë e prisnin këtë përballje. Traditë dhe histori në këtë finale. Spanja ka kampionë të mëdhenj dhe shpresoj që e gjithë bota e futbollit të jetë e kënaqur që në fund ka parë një ndeshje të tillë. Si për ne edhe për ata do të jetë një 90 minutësh i magjishëm. Kundër Spanjës do të bëjmë historinë pasi objektivi ynë ishte të arrinim deri në finale." Inesta "Brazili është favorit për të fituar trofeun pasi luan në shtëpi dhe ka përkrahjen e publikut të vetë. Këtë faktor ne duhet ta neutralizojmë. Nuk ka sfidë më të madhe për një futbollist sesa të mundë Brazilin në shtëpinë e vetë, dhe për më tepër në mitikun Maracana." Neymar sapo është transferuar tek Barcelona për shumën e 57 milion eurove, dhe në këtë finale do të ketë përballë shumë nga shokët e skuadrës së re. Neymar "Dua ti uroj fat për cdo ndeshje, por jo për këtë finale. Mendoj se kjo ndeshje është histori tjetër krahasuar me finalen e kupës së botës për klube, ku Barcelona triumfoi 4-0 ndaj Santosit." Spanja u kualifikua në finale pasi eleminoi Italinë me penallti, duke harxhuar shumë energji, teksa ka edhe një ditë më pak pushim se Brazili. Megjithatë Inesta nuk mendon se ky fakt do të ndikojë në lojën e skuadrës. Inesta "Brazili ka një skuadër të mirë dhe ka zhvilluar një turne të mrekullueshëm. Kjo do të jetë ndeshja e fundit dhe skuadra do të përpiqet të japë më shumë se 100%. Pavarësisht se kemi luajtur 120 minuta ndaj Italisë skuadra është mirë fizikisht pasi kjo është një sfidë e jashtëzakonshme." Përplasja e fundit në një kompeticion midis këtyre skuadrave është ajo e botërorit të Meksikës në 1986, ku Brazili triumfoi 1-0.
Posted on: Sun, 30 Jun 2013 10:16:37 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015