Neymar: Nuk jam metroseksual si Beckham Pëlqej0 Neymar, - TopicsExpress



          

Neymar: Nuk jam metroseksual si Beckham Pëlqej0 Neymar, sulmuesi i Barcelonës, ka insistuar se nuk është si David Beckham, kur është fjala për paraqitjen e tij personale, por ka pranuar se ka shpenzuar shumë kohë për paraqitjen e jashtme. Ish-futbollisti i Anglisë, i cili "doli në pension" këtë verë, pas eksperiencës magjike me Manchester United, Real Madrid, Milan dhe PSG mes të tjerash, ishte i njohur për të dukjen e tij ekstravagante gjatë gjithë karrierës. "Po, është e vërtetë që dua të blej rroba të reja, parfume dhe produkte të flokëve. Edhe unë i rruaj këmbët e mia, për shembull. Gjithsesi, nuk e shoh veten si një metroseksual. Kjo ishte diçka më shumë e theksuar për Bekham, i cili ishte më elegant. Unë mund të jem pak pretencioz, por nuk e shoh si një problem", u shpreh Neymar. Braziliani, gjithashtu, mori kohë për të diskutuar mbi akuzat se ka një tendencë për të simuluar në fushë edhe në ndërhyrjet e lehta, duke këmbëngulur se gjithmonë është përpjekur vetëm për të mbrojtur veten: "Unë herë pas here kërcej dhe rrëzohem, por e bëj vetëm për të mbrojtur veten. Dua të sigurohem që mbrojtësit të mos më dëmtojnë mua" 21-vjeçari u bashkua me Barcelonën këtë verë për një marrëveshje me vlerë 57 milionë euro.
Posted on: Tue, 23 Jul 2013 18:56:32 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015