Nga Arben Duka Çështe migjeni para nokës? O Migjen ti fli i - TopicsExpress



          

Nga Arben Duka Çështe migjeni para nokës? O Migjen ti fli i qetë, xhevair t’u bëftë toka, vendin tënd në të vërtetë, na e zuri Flamur Noka! PD-ja s’njeh kiametin, rilindi në të vërtetë, ajo e humbi pushtetin, por prodhoi një poet! Shqipëria ngriti kokën, përsëri e përsëri, se tani ka Flamur Nokën, të shpalosur si gjeni! Kryeveprën ja lexoj, në çdo germë mbetem pa fjalë, veten time e qortoj, Si s’e dinim këtë djalë?! Ne që rrojmë me vjershërime, Kot i kemi rënë legenit, para Nokës plot shkëlqime, një me Yllin e Migjenit! Para tija ula kokën, m’u duk vetja kotësi, dhe urova Flamur Nokën: “Ty të falem o gjeni!” Ti vërtetë je qiellor, më i madhi edhe pikë, dhe pse thonë disa të gjorë, se je nul në gramatikë! Të sulmuan ziliqarët, unë nga sulmet u pataksa, kur për tyja thanë të marrët, se je hu dhe nga sintaksa! Të sulmon ty xhelozia, që asaj i rëntë pika, kur thonë se Mule mavria, është idiot nga fonetika! Thonë dhe disa të tjerë, në ca komente pa kripë, se Flamuri është i mjerë, s’di të shkruaj fare shqip! Unë ju them të gjithë kritikëve, dhe çdo komentuesi tjetër Ai “Epos’i Kreshnikëve”, nuk u shkrua kurrë në letër! Jo më kot heshtjen e theva, o Flamur gjuhë bilbili, pikërisht në ato treva, lindi “Muji dhe Halili”! Ke arsye të krenohesh, pasuri je në Planet, si ministër do harrohesh, do mbetesh krye poet! Më shumë ç’të kërkojë njeriu, kur lë mbrapa histori, tani vdekje s’ka Saliu, se në këngë e gdhënde ti! Ti u linde nga furtuna, tek ty madhështinë e preka, o gjeni s’të prishet puna, se po tallet Çlirim Peka ************ Lider që u tradhtua nga të mirat që i bëri këtij populli – shkruajtiministri Noka në FB Dashuria e Flamur Nokës ndaj kryeministrit në detyrë, Sali Berisha, duket se do të jetë e përjetshme. Së paku kjo kuptohet nga një poezi që Ministri i Brendshëm ka postuar në faqen e tij të rrjetit social për Sali Berishën. “Lider që solli demokracinë në vend. Lider që ngriti flamurin tonë përkrah vendeve të tjera të NATO-s. Lider që bëri Shqipërinë më të sigurt në rajon. Lider që bashkoi popullin shqiptar nëpërmjet RRUGËS SË KOMBIT. Libër që bashkoi shumë e shumëfamilje shqiptare me LIBERALIZIMIN E VIZAVE. Lider që rriti zhvillimin ekonomik në Shqipëri. Lider që rriti cilësinë e jetesës sëshqiptarëve. Lider që solli 24 orë drita, ujë dhe pa paguar ne ato i kishim. Lider që ngriti ndjeshëm turizmin shqiptar. Lider që bashkoi Elbasanin me Tiranën. Lider QË U TRADHTUA NGA TË MIRAT QË I BËRI KËTIJ POPULLI. Lider që kurrë nuk do të harrohet. Lider si Ty nuk vjen me Sali Berisha Ne ty të duam. Ti je lideri ynë”.
Posted on: Fri, 05 Jul 2013 09:51:57 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015