Nga Artë Zogaj Me një shtet te vogël siç është Kosova, e - TopicsExpress



          

Nga Artë Zogaj Me një shtet te vogël siç është Kosova, e rrahur nga shumë politika vendore e ndërkombëtare, e qe e quhet shtet demokratik, është keq te thuhet se këtu demokracia është keqkuptuare nga strukturat politike te institucioneve vendore, të cilat në shume raste tregojnë servilitet ndaj shteteve me ndikim. Për fatin e mire te fjalës, kemi presidenten e pare femër, te cilës ja dhanë mandatin arbitër ne marrëveshjen mes politikanëve vendore,e qe ambasadori amerikan,aso kohe Dell kishte zbuluare një “Geni” te quajtur Atifete për presidente te vendit. Deri në atë kohë, e pa njohure për popullin, znj. Atifete tash më mori mandatin ne zarf, e si duket askush nuk ju gëzua emërimit te saj presidente me shume se gratë. Duke i diture faktet qe gruaja ne Kosove ka qen e shkelur jo rrallë here, grat ne Kosove e pan si një fitore ardhjen e presidentes ne kryeje te shtetit, duke llogariture ne përkrahjen e saj… Presidentja znj. ATIFETE JAHIAGA, për fatin e mire te saj e përkrahi veten ne shume fusha te ndryshme, madje dhe shëtiti ne shume vende te botes, ku u takua me lider botërore, të kulturave e civilizime te ndryshme, madje ajo mbajti edhe disa konferenca për rolin e gruas ne shoqëri, dhe e pasionuar pas kësaj teme, kishe organizua disa here pritje te liderëve te rajonit ne Prishtine. Por, edhe deputetet ne Parlamentin e Kosovës, te cilat e thonë jo rrallë here qe ngritin zërin për te drejtat e femrës ne shoqëri, si duket ketë e bëjnë vetëm për marketing personal dhe asgjë me shume, madje është keq për te thënë se disa nga to jetojnë me paragjykime dhe jo me realitetin, me te cilin sot jeton gruaja ne shoqërinë kosovare, ose thënë me shkurt shumica nga deputetet kanë filluar te “harrojnë” përkatësinë e tyre gjinore, kur është në pyetje karriera e tyre. Ne kohen e fundit është shtuar diskriminimi edhe me dukshëm për gratë ne Kosove, por ajo çka me habiti me se shumti,pas disa bisedave qe kisha me disa nga deputetet e Parlamentit te Kosovës, për 30 vajza qe ju është mohuar e drejta për shkollim (janë përjashtuar nga shkolla), për shkak qe ato bartin mbulesë, disa deputete, në gjykimet e tyre nuk ngjanin me gratë dhe nënat e Kosovës, por qe ne thellësinë e tyre bartin paragjykime prej me te ndryshme, që gjasonin ne ato te kohës se komunizmit, ku njerëzit ishin përjashtuar nga te drejtat shkollore dhe jetike vetëm e vetëm se ishin deklaruar mysliman apo te krishterë, siç u ndodhi banorëve të Shpellës (kjo ka ndodhë në Shqipëri), në kohen e regjimit te Enver Hoxhës, ku ishin rrënuar kishat e xhamitë, ku ishin burgosur, e maltretuar e vrarë predikuesit fetar, ndërsa për femrat ishte shpallur e ndaluar shamia. Ndërsa presidentja Jahiaga derisa po merrte pjesë në samitin e Grave Lidere në botë të mbajtur në NeW York, para afro 2000 pjesëmarrëseve, ka insistuar se asnjë shoqëri nuk është e sigurt nëse pjesëtarët e saj, në veçanti gratë, nuk janë të sigurta. ”Siguria për gruan nënkupton siguri për fëmijën, siguri për familjen dhe siguri për tërë shoqërinë. Atë që ne e kemi mësuar gjatë gjithë kësaj kohe në takimet me gratë në botë është se: një vend mund të përparojë nëse gruaja është e përparuar. Një vend mund të përparojë nëse gruaja është e arsimuar, e edukuar, e punësuar dhe e fortë ekonomikisht. E drejta e gruas për të qenë e përfaqësuar denjësisht në shoqëri është thelbësore për zhvillimin e kësaj shoqërie dhe të gjithë ne edhe burrat edhe ne gratë kemi përgjegjësitë tona për ndërtimin e vizionit për familjen dhe për vendin tone. Nëse e duam një shoqëri të drejtë dhe të sigurt, roli i gruas është qenësor në procesin e vendimmarrjes, përfshirë hartimin dhe zbatimin e politikave”, kishte deklaruar ajo. E entuziazmuar çka kishte pare neper bote, fliste se si duhet te arsimuar e punësuar gratë ne vendin tone, por e kishte harruar një fakte te vërtet qe pikërisht ne Kosove po kjo presidente grua e shkele te drejtën e tyre për arsimim, dhe ase njëherë te paktën nuk ndjehet keq qe nuk e ka ngrite zërin qe mbi 30 vajzave u është mohuare e drejta për shkollimin e mesme vetëm e vetëm se ato bartin mbulesën. Jo rrallë here ne grat ne Kosove dimë te lavdërohem , për heroinat qe kishim ne kaluarën, madje dhe si kontribuse te drejtpërdrejta ne luftën e fundit çlirimtare. Kështu mendon njëra nga deputetet e parlamentit te Kosovës. Albana Fetoshi, deputete nga Vetëvendosja për rolin e gruas thotë: “Për shkaqe të kuptueshme, ne dimë pak dhe flasim pak për rolin e grave në shoqërinë tonë në të shkuarën, por ato kanë një meritë të barabartë me krejt burrat e mëdhenj që i njohim historisë sonë, madje edhe me ata që shpallën pavarësinë 100 vjet më parë, apo ata që dhanë jetën për Kosovën në 1999. Ata ishin të rritur e të edukuar nga nënat e tyre, ishin të ndihmuar nga gratë, motrat e bijat e tyre, të cilat në heshtje, edhe një herë e përsëris, si pasojë e konteksteve kulturore që sot nuk kanë më vend ndër ne, pra në heshtje e bartën sakrificën njësoj sa burrat, bijtë, vëllezërit e baballarët e tyre, e ndoshta edhe më tepër. Jo vetëm sakrificë e kontribut emocional e shtëpiak, po edhe material, fizik, mendor etj. Një shoqëri është e shëndoshë atëherë kur punohet që të ketë më shumë gra të punësuara, sepse mendoj se pavarësimi i gruas vjen përmes pavarësisë së saj ekonomike. Përqindja e disa grave në institucionet qendrore nuk mendoj se është një matës i mirë për gjendjen në përgjithësi të gruas në shoqërinë tonë. Vetëm duke u nisur nga parimi i barazisë mund ta kuptojmë se gratë si qenie njerëzore të barabarta me burrat mund të japin kontributin e njëjtë për të gjitha proceset politike dhe shoqërore të një vendi. Gjithsesi, është e drejtë të promovohet prania e gruas në të gjitha institucionet, por gjithnjë si e barabartë me burrin. Kjo nuk duhet konsideruar si mëshirë apo si shtrirje dore, por vetëm edhe thjesht si njohje e të drejtave universale të njeriut, të cilat janë universale pikërisht sepse nuk janë gjinore. një grua mund të ketë ndikim aq sa mund të ketë individi. Ndikimi nuk vjen nga pozitat individuale, po nga organizimi kolektiv. Në proceset vendimtare e rëndësishme është të jesh në anën e duhur, dhe e organizuar përkrah njerëzve të duhur, e që kjo të ketë ndikim, duhet të jenë së bashku, të barabartë, burra e gra. Konsideroj si një gjë normale që në krye të shtetit të jetë një grua. Por, e rëndësishme është që institucioni të respektohet, e kjo grua të mos jetë kurrë kukull apo marionetë në duar të pushtetit të fshehur (të burrave, si zakonisht), që e zgjedh, e mëpastaj e komandon,shprehet Albana,ndërsa për 30 vajat e përjashtuara nga shkollat thotë: Shkollat tona publike nuk duhet të diskriminojnë, por as të ndajnë në emër të të drejtave individuale të njeriut. Shkollat duhet te japin një kontribut thelbësor në krijimin e një shoqërie të shëndoshë sipas parimeve të drejtësisë barazisë dhe solidaritetit shoqëror. Përmes arsimin ne synojmë edhe edukimin praktik, pasurinë tonë të përbashkët publike por edhe përgjegjësinë individuale ndaj shoqërisë dhe këtë gjë mund ta arrijmë nëse synojmë t’i zhdukim sa në shumë elementët ndarëse ne mes të nxënësve. Shkollat nuk kanë të drejtë t’i mohojnë arsimin askujt, përkundrazi, e kanë detyrim ligjor të ofrojnë arsim për të gjithë të rinjtë. Problem me shkollat e me sistemin tonë arsimor është pikërisht se nuk e zbaton këtë detyrim ligjor. Kudo në botë kjo do të kishte pasoja edhe penale për fajtorët, po sidoqoftë pasoja politike për drejtuesit e ministrat. Te ne, jo.. Asnjë fëmijë nuk mund të përjashtohet nga arsimi i detyruar. Arsimi fakultativ, gjithashtu i ofrohet kujtdo. Shteti është laik, pikërisht në sensin që nuk duhet të lejojë veten të ndikohet as nga programet e religjioneve të organizuara, as nga reaksionet kundër këtyre religjioneve. Në fund të fundit, përjashtimi nuk e rregullon situatën, përkundrazi”. Por me ndryshe mendon deputetja e PDK-së, Safete Hdergjonaj, ajo e shef fitore qe ne krye te shtetit është një grua: Vlerësoj shumë që njërin nga tri funksionet me të larta të shtetit e udhëheq një femër. Zgjedhja e një femre presidente mendoj që ishte një ngjarje e mire dhe një imazh pozitiv për vendin tonë. Pozita e kryetares se shtetit sikur është e ndaluar për femrat edhe në regjion edhe më gjerë kështu që vlerësoj shume zgjedhjen e një femre Kryetare të shtetit të Kosovës. Besoj që është dhënë një mesazh i fuqishëm se femrat mund të udhëheqin suksesshëm duke qenë edhe në pozita të larta të shtetit”, thotë znj. Hadergjonaj, ndërsa për rolin e femrës shton, se “Roli i femrës në Kosovë në të kaluarën nuk ka qenë i vogël dhe për të mos u përfillur si në forcimin e familjes, në forcimin e kombit tonë, në ruajtjen e traditave dhe të virtyteve të popullit shqiptar. Gruaja edhe përkundër vështirësive, të jetës nën okupim ishte një faktor përparimtar, me ndjenja të theksuara liridashëse, patriotike që e kanë bërë atë një heroinë të shkathët e të zgjuar. Femra jonë tregoi forcën, trimërinë, pjekurinë dhe guximin e saj krah për krah me burrat gjatë gjithë historisë së kombit tonë. Femra ka treguar dhe po e dëshmon edhe sot se është një faktor aktiv në proceset politike, ekonomike dhe shoqërore. Ajo gjithnjë e më tepër po bëhet faktor i rëndësishëm në vendimmarrje dhe në ecjen përpara të proceseve demokratike. Shumë femra tashmë e kanë dëshmuar veten me sukseset që kanë arritur në jetën politike, në biznes dhe në sferat tjera të jetës. Unë nuk do te doja ta shoh femrën kurrë ne një pozite te caktuar vetëm se i takon gjinisë femër, sa për të plotësuar standardet që po kërkohen, por dua ta shoh femrën në atë pozitë ngase ka aftësinë, guximin, vendosshmërinë për të qenë aty. Jam ithtare e asaj që femra të zërë vend në vendimmarrje dhe kudo tjetër ne saje të aftësive të cilat ajo i ka dhe në saje te gatishmërisë së saj për të kontribuar në ndërtimin e shtetit stabil, ligjor dhe me institucione te mirëfillta demokratike”. E znj. Hadergjonaj veç pak rreshta me poshtë bien ne ndesh me fjalët qe i larte përmend, për femrën, tash me ajo thotë, pa u shqetësuar fare qe 30 femra janë përjashtuare nga shkolla,se çka duhet ber ato: “Ne Kosovë është bërë luftë për të hequr mbulesën edhe gjyshet tona kanë luftuar kundër kësaj dukurie, që po kërkohet të instalohet sot. Në shkollat publike mësohet dhe studiohet, bëhet shkencë, ndërsa feja mësohet në institucionet fetare. Në Kosovë ka ligj që garanton mësimin fetar por edhe Kushtetuta e garanton një gjë të tillë. Kosova ka Medrese ka edhe Fakultet Islam”, thotë ajo. E profesor Muhamed Dermaku,e shef si shqetësim përjashtimin e 30 vajzave nga shkollat. “Padyshim! Çdo herë shkelja e të drejtave të njeriut është shqetësuese. Por më tepër ky shqetësim rritet kur dihet se kjo shkelje e të drejtave të njeriut po bëhet në shekullin XXI dhe në një shoqëri demokratike, në një shtet të ri që mëton të jetë bartës i lirisë dhe demokracisë ku jeton një shoqëri që kishte vuajtur më parë nga padrejtësitë. Mbulesa e femrës është një imperativ kuranor dhe mënyrë e veshjes për femrën myslimane kur del jashtë shtëpisë. Këtë urdhër, si edhe të tjerë, çdo individ dhe çdo mysliman është lirë ta jetësojë apo jo. Kjo gjë i nënshtrohet bindjes dhe nivelit fetar të çdo myslimaneje. Mirëpo ata që urdhrat e fesë i njohin për të shenjta, siç thërrasim për të gjithë klerikët fetarë, bindja e tyre shndërrohet në ndërgjegje personale dhe identitet të pavarur. Kështu, ato bindje nuk i nënshtrohen kompromiseve dhe ndryshimeve për bindje të tjetrit. Ndonëse ekziston Udhëzimi Administrativ 6/2010 i datës 11.05.2010, i ministrisë së Arsimit dhe në përmbajtjen e tij ndalon që në shkollat publike të bartet uniforma fetare, siç e quajnë aty, mendoj se ai udhëzim administrativ bie ndesh me vet Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Shih nenin 1 pika 2, nenin 3 pika 2, nenin 7 pikat 1 dhe 2, nenin 16 me të katër pikat e tij, nenin 19 pika 2, nenin 21 pikat 1, 2 dhe 3, nenin 22, nenin 23, nenin 24 pika 2, nenin 32, nenin 38 pika 1 e 2 e sidomos pika 3. Ndërkaq pika 4 e nenit 38 është edhe më e qartë kur precizon: ‘Liria e manifestimit të fesë, e besimit dhe e ndërgjegjes mund të kufizohet me ligj, nëse një gjë e tillë është e domosdoshme për mbrojtjen e sigurisë dhe rendit publik, të shëndetit, ose të të drejtave të personave të tjerë.’ Pra nëse ekziston arsyeja, manifestimi i fesë dhe besimit mund të kufizohet me ligj e jo me udhëzim administrativ të një dikasteri të caktuar. Është absurd të vlerësohet si e ndaluar, madje me udhëzim administrativ e jo me ligj siç e kërkon Kushtetuta, bartja e uniformës fetare në arsimin parauniversitar e jo edhe në atë universitar si dhe në institucionet e tjera si dhe në rrugë. Pastaj sikur edhe të ishte i drejtë ky udhëzim administrativ, atëherë le të respektohet procedura e rregullt e sanksionimit dhe shqiptimit të masave disiplinore të nxënëseve, që bëjnë shkelje si në nenin 4 të atij udhëzimi, që precizohen në po atë udhëzim, konkretisht në nenet 6 dhe 7. Pra kush i jep të drejtën një profesori, kujdestari klase apo drejtori shkolle apo drejtori komunal të arsimit ta përjashtojë një nxënëse duke mos pasur të drejtë që këtë ta bëjë edhe ndaj nxënësit që bën krim në shkollë dhe që pengon procesin arsimor?! Kjo çështje duhet të rregullohet, ashtu sikur është rregulluar në shtetet më të zhvilluara të BE dhe në SHBA. Kjo sjellje e disa drejtorive të arsimit, disa drejtorëve të shkollave dhe disa mësimdhënësve, sikur të bën të mendosh se për qëllim kanë pengimin nga procesi mësimor të vajzave me shami, duke e ditur se edhe ashtu ato femra nuk e ndryshojnë besimin dhe ndërgjegjen e tyre për bindjet e dikujt tjetër, sidomos kur janë në pyetje ata “implementues” të Udhëzimit Administrativ 6/2010 të MASHT-it që zakonisht njihen për qëndrimet e tyre tendencioze për Islamin, që e dëshmojnë këtë edhe me veprime të tjera, si brenda mureve të shkollës, ashtu edhe jashtë tyre. E ardhmja e tyre nuk flet keq, pasi në shumicën e rasteve ato vajza janë të shkëlqyera dhe të dalluara në nivel klase e shkolle. Njihen për zellin e tyre në mësim dhe sjelljen shembullore. Drejtësia vjen edhe nëse vonohet. Mbështetemi edhe për këtë çështje në ndihmën e Allahut, pastaj edhe në ndihmën e njerëzve dhe shteteve që promovojnë vlerat dhe liritë njerëzore. Duke u mbështetur në konventat ndërkombëtare për liritë dhe të drejtat e njeriut, besojmë që shumë shpejt do të rregullohet kjo gjë. Kërkohet një dinamikë më e theksuar e organeve të BIK-ut për ngritjen e këtij problemi në instancat e duhura dhe duhet Nga rastet e tilla që janë regjistruar në Kosovë, bie në sy nxitimi i disa drejtorëve komunalë të arsimit për ta alarmuar situatën dhe i disave të tjerë që kanë gjetur mënyra për tejkalimin e situatës. Megjithatë mendoj se duhet të shfuqizohet ai Udhëzim Administrativ dhe çështja të lihet e lirë, pasi laicitetin e shtetit të Republikës së Kosovës nuk e cenon aspak shamia apo namazi i dikujt. Këtë çështje e kanë ngatërruar shumë njerëz. Neni 8 i Kushtetutës precizon se Republika e Kosovës është shtet laik, por edhe neutral në çështje të besimeve fetare. Derisa liria e besimit është e garantuar me kushtetutë (shih nenin 38) dhe ajo në vete ngërthen lirinë edhe për të manifestuar fenë si dhe nuk është kufizuar me asnjë ligj ndryshe, atëherë nuk duhet të ketë forcë juridike që t’i privojë qytetaret e Kosovës nga shkollimi për shkak të shamisë së tyre. Nëse dëshirojmë zhvillim dhe të ardhme më të mirë duhet ta bëjmë shtetin sa më ligjor dhe për këtë duhet të kontribuojnë të gjitha shtresat e shoqërisë. Përndryshe drejtësia e selektuar nuk është vlerë fetare as njerëzore e as demokratike. Ajo nuk sjellë kurrfarë interesi për qytetarët e vendit. Ndryshe, duhet ta dinë të gjithë se Allahu e ka obliguar mbulesën dhe Ai është i Plotfuqishëm që ta ruajë atë. Me shamia i kemi nënat dhe gjyshet tona, asgjë të keqe nuk pamë prej tyre ndonjëherë”, përfundon profesor Dermaku. Në Nenin 9 të Konventës Ndërkombëtare për liritë dhe të drejtat e njeriut thuhet: Liria e mendimit, e ndërgjegjes dhe e fesë 1. Çdokush ka të drejtën e lirisë së mendimit, të ndërgjegjes e të fesë; kjo e drejtë nënkupton lirinë për të ndryshuar fenë ose besimin dhe lirinë, qoftë individualisht ose kolektivisht, publikisht ose privatisht nëpërmjet kultit, mësimdhënies, praktikave dhe kryerjes së riteve. 2. Liri a e shfaqjes së fesë ose besimeve të dikujt nuk mund t’i nënshtrohet kufizimeve të tjera, përveç atyre të parashikuara nga ligji dhe që përbëjnë masa të nevojshme në një shoqëri demokratike në interes të sigurisë publike, për mbrojtjen e rendit publik, të shëndetit ose të moralit ose për mbrojtjen e të drejtave dhe të lirive të të tjerëve.
Posted on: Thu, 25 Jul 2013 23:05:58 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015