Nga Flori Bruqi: Amanet ora me - TopicsExpress



          

Nga Flori Bruqi: Amanet ora me shqiponjë Studiuesi,gazetari,poeti,shkrimtari Zef Pergega është një emër i nderuar i dasporës shqiptare i cili me studimet e shumta na bën përshtypje të jashtëzakonshme .Shkrimet në librat e tij që kam pas fat ti lexojë shprehin botën e brendshme të një studiuesi i cili ndien dhembje për Shqipërinë,Kosovën,Kosovën Lindore ,Malësinë e Madhe,Iliridën ,...për lypsarët, gëzimin dhe fatin e tyre ,për atdhetarët e tij të dashur,...për lidhjen e tij të ngushtë me vendin e largët tek i cili i shkon mendja vazhdimisht dhe shpresë për kthim sa më të shpejtë atje ku e ka kaluar fëmijërinë e hershme, rininë dhe një pjesë të pjekurisë së tij, deri atëherë kur ka shkuar në vendin e demokracisë/në Amerikën e largët /… I tillë është në çdo varg, në çdo poezi, në prozë , publicistikë dhe në aktivitete të shumta të cilat ai i bën pa rreshtur dhe pa u lodhur fare duke shkruar për fytyrat më të ndritura të kombit tonë... Në këtë kontekst /kur shkruan për Kosovën/na e përkujton edhe Bajronit e madh e cila dikur përpiqej për Shqipërinë dhe çlirimin e saj nga pushtuesi otoman.Çdo veprimtari e tij ka lidhje të ngushtë me fatin e vendit dhe popullit të tij, ndaj është i angazhuar përherë në një drejtim të caktuar nga i cili nuk ka të ndarë. Populli shqiptar (posaqërisht ai Republikës së Kosovës në veçanti)ka shumë borgj Z.Pergegës ... i cili shkriu gjithçka rreth kauzës së vetme që Kosova të jetë e lirë ,ndaj kemi respekt të pakursyer dhe ushqejmë simpati të pashterrshme për të,për ato që ka bër ky burr i madh i kombit për Kosovën,martirët dhe lidëret e sajë.... ....Këto ditë në Tiranë doli nga shtypi libri i 16-të i publicistit të mirënjohur shqiptar Zef Pergegaj me titull "Kristale Dukagjini" një vështrim letrar kushtuar veprimtarisë poetike, letrare, edukuese, filozofike dhe atdhetare të Dom Prek Ndrevashes, themelues i kishës së parë katolike ne Detroit. Ai gjatë 10 vitëve në Romë bashkëpunoi shumë ngusht me studiuesit shqiptar Ernest Koliqin, Martin Camajn etj. Dom Preka është nga Dukagjini dhe ne Itali si kapelan shpirtëror dhe si përfaqesues i Vatikanit pranë OKB-së në Gjenevë për programet e refugjatëve. Ai ndihmoi 14 mijë emigrantë qe kishin ikur nga mortaja komuniste, duke i pajisur me dokumenta stabilizimi në perendim. Dom Prek Ndrevasha është edhe novelist poet dhe publicist shumë i talentuar. Vdiq në Shkodër me 2008 .Ai kishte mbaruar studimet universitare për arte të bukura në Wayne State Universiti ne Detroit. Me Dom Preken me ka lidhur një dashuri e sinqertë dhe aspak formale. Pak pas vitëve 1980 vjen në Detroit prifti italian Jak Gardin, që kishte bërë 10 vjet burg në Shqipëri ( 1945-1955) Në kishën e Shën Palit u organizue një mbremje. Tek rrija mes tyre pashë së Dom Preka mbante një orë me shqiponjën dykrenare. Nuk e fsheha dëshiren për ta patur edhe unë një orë të tillë. I thashë Dom Prekës se kur të vinte në xhami ta merrte me vete At Jak Gardin. E mbajti fjalën dhe kur erdhi më solli edhe orën me shqiponjë, që e mbaj në dorë dhe e ruaj si kujtim të shtrenjtë edhe sot,shkruan studiuesi Zef Pergega. Dy ditë pas vdekjës së diktatorit Hoxha u organizua në San-Françisko një sesion shkencor ndërkombëtar, kushtuar përsekutimit të klerit në Shqipëri. Ai qëndoi gjithë jetën i lidhur fort pas lisit të moçëm të traditës dhe kulturës së lashtë kombëtare, duke i dhënë jetë nga talenti dhe shpirti i tij poetik e krijues. Dom Preka ishte dhe mbetet në kujtimet tona si drita e parimorit, gjykatësi i drejtë, mësuesi i dashurisë së vlerave njerëzore, shenja e parë, ku njom buzet falja dhe paqja, atdhetar flakadan me një nostalgji deri në dhimbje për vedlidjen Shqipërinë dhe Kosovën, të cilave u kushtoi vargje dhe krijimtari letrare. “Ai kishte me qene letrari me i fuqishëm i brezit te tij!- ka thënë Ernest Koliqi. Dom Preka krijimtarinë letrare e filloi herët, Ishin kontaket dhe diskutimet e tij të para me shokun e klasës së jezuiteve Martin Camajn dhe eliten intelektuale dhe fetare të qytetit të Shkodrës. 10 vjet në Itali, Dom Preka hyri e doli në dyert e revistës Shejzat siç futëshin fatosat e lirisë, të fesë dhe të fjalës shqipe. Koliqin e kishte një mik të ngushtë ndaj vdejken e tij e përshkoj në një elegji të gjatë me 105 vargje. Lajmi për ndarjen nga jeta të Ernest Koliqit e pikëlloi thellë meshtarin Ndrevashaj. Tërë qenien i’a mbuloi zia dhe dimer e kalur dimrit ndjeu shpirti i tij i ndjeshëm. Aq fort e deshi mësuesin dhe poetin e madh Koliqin sa Dom Preka i drejtohet me këto vargje: …ku me e marr tash të mjerat/ Zemrat që të deshen/ Me hi në vorr me ty/ Ndrevasha e krahason Koliqin me një prijës drite që vdekja e tij ka pushue edhe pishtarin. Që buzë pranvere edhe pak kishte me kalue dimri i zi që e mori dhe si dimer me fytyra të vrara e pritën lajmin e kobshëm shqiptarët e mërgatës së Amerikës që kishin patur rastin ta takonin bashkë me kapidanin e Mirditës në kampet e Italisë. Dom Preka e therrët Koliqin të ndalet, duke e cilësuar si mbretin e kangjellave, që nëpër lami të hovit krijues dhe për gjuhën e të parëve në trojet tona i dha vrull atdhedashurie. /Ndalu e prijna, nëpër shtigje drite/ Ta lyp këtë nder Shqipëria/ Dom Preka botoi tek Shejzat krijimtari letrare. Ja si shprehet Karl Gurakuqi, gjuhëtari i shkëlqyer shqiptar. “Kur kam lëxuar për herë të parë novelen “Mbishaenat” të këtij shkrimtari të ri, kam marrë në shënim fjalet e rralla dhe mënyrën e të shprehurit, që janë krejt shqip. Eshtë gjuha e pastër e maleve tona, është fjala për talentin dhe penen e meshtarit tonë Dom P. Ndrevashaj, që vazhdon me novelen e tij “Bruti i Helmuar” Ai si bir malesh e ka thith në rrethin familjar më shokë e miq…” Tek Shejzat Ndrevashaj botoi edhe ciklin portik “Kah ja mbanjë kojrilat!” Edhtë me dobi të sjellim një mesazh nga poezia “Kur çerdhja e Shqipeve” Në këtë poemë Don Preka me nota trishtuese përcjellë sulmin që i beri komunizmi faltorëve të shënjta të besimit në Shqipëri. Çerdhja e shqipës u mbush me gjak dhe zogjtë e saj i pllakosi në mjerim mizori, sa edhe dielli e vobektësoi dritën. Ata që nuk besojne tek Zoti qëllojnë mbi faltoret, duke përmbysur tempujt e perëndisë, shkatërrojnë biblioteka e literaturë fetare, kombëtare dhe letrare, duke shqimbë çdo gjë që shëndriti nga udha e besimit dhe zani i poetit dëshmon fort, si një tingëllime e këmbanës, herët ditën e diel. …Në Kodër të Shënjtë mbeti këmbana Shqipet tona atëherë fluturuan Male e dete ata kaluane Fe e flamur këtu na prune… Siç del në këtë refren të këngës së shpirtit të tij, që e ka provuar nën lëkurë të dhimbjës, shqipja e ndoqi pas udhën e mërgimtarit dhe me te ngriti çerdhen në strehen e tij. Tri simbolet më të shënjta që ka shqiptari, shqipja i’a solli me vete, atdheun, falmurin dhe besimin. Poeti Ndrevashja i porositi besimtarët e grigjës së vet, të gjithë mërgimtarët, për dashuri ndaj simboleve, mbasi tiranët i mbyllën dyert e lutjeve të shpirtit. “Duaje atdheun, ruaje flamurin dhe dashurinë e Zotit!/ Gjatë qëndrimit të përkohshem në Lubjanë me 1956 Dom Preka shkruan poezine “Lamtumirë Kosovë” dhe e boton me pseudonimin “Fuska” Kjo poemë përmban 18 strofa, ku paraqitet sinfonia e dramës kosovare me akte tmerri nën sundimin sllav. Çerdhe e shkretueme, djepa të përmbysun Që shkëputni turr e turr tue hik si reja Martinaj pse mi ngulni ato sy të ngrysun Me leni të shof Nikshiqin tej ke deja Pas lufte kobplotë />E përflije të vatanit Kosovë Dukagjin Skifterat e etshëm Hedhje në atë fushë të mejdanit Të pasojave plaçkatare të përjetshme! Tymi i tmerit serb mbi vatër të kosovarit ngjitet lart e bëhet me retë e zeza të mbysë jetën në lagje e katunde, ku digjën e shuhën nën thembër të huaj, gjuhë, zakon, traditë, e çdo gjë që ka themel shqiptari dhe poeti dukagjinas lëshon piskamen, se a ka njeri me i dal zot kësaj barbarie?! “Atje s’paska Kastriot as Zot, E na po digjemi rob nën shkie!”. Dom Preka, gjatë mësimdhënjës në Zadrimë, shkuan një poezi për Mirditën dhe qëndresen e saj me pushkë kundar pushtuesit, e cila e ruan fene si tokën, si vetmja krahinë e pastër katolike për 2 mijë vjet. E lumja Mirditë, që pushkën kurrë s’e uli Për maje malesh fluturon tek na Në luftë me tmerr kudo armikun e përkuli Atë ditë e sot trimërinë vetit ia la… Dom Preka, nuk është poet lokalist, por ai e gjën frymëzimin në çdo epope dhe në çdo shkrepje hovi atdhetar, që është për të mbarë e orëmira e kombit. Nga Michigani ai me 1976 shkruan poezine “Malësia jonë” Sa herë kobi, sa herë rrufeja Mbi kryet tënd ka bumbullue Fuqinë gjete tek feja Që të ka rrit dhe të ka gjallnue… Meshtari Ndrevashaj asnjëherë në pretkun e tij nuk e ndau nga goja Shqipërinë e tij të dashur nën regjimin e egër komunist. Brenga e tij ka pjalm poezie që dhemb thellë në ndërgjegjën tonë, në shpirtin e atyre që u salvuan. Në Shqipëri krishtlindjet nuk kanë vend, qirinjt janë shuar, pema e madhe e dhjetorit nuk ka me vezullimin e zërave të vegjël dhe urata shkelet me çizme ushtarake e ai merr penën e shkruan poezinë “Krishtlindje pa vend” Kjo poezi ka tetë strofa me një stil të veçantë në portretin e njeriut që sundon kohën. E ai i drejtohet Zonjës së Shkodrës, mbrojtjës së mërgimtarëve. Thuaje një fjalë O Njome, O Lume Se ti vetë e njeh mërgimin Sh’ka t’i them Shqipnisë fatlume Ku Herodi se don shelbimin… Dom Preka gjatë dhënjës mësim në një fshat buzë lumit Mat shkruan novelen “Bluti i Helmuem” Edhe kur qetësohet rrjedha e vërshueshme e tij, jeta e fshatit, mbërthyer në drama e tragjedi që janë të lidhura me natën e kobshme të zakonit, nuk ndjen qetësi. Në këtë fshat nata bie e dëndur edhe kur qielli asht e kulluet. Përbri Kelmendsit të vdekur burrë për shtëpi. Në njërën anë gratë e në anën tjetër trimat. Burrnimi kishte hesht e gratë ndalue vajtimin Qënka e vertetë, hagrepi në blut të rrushit në kupë të parë që i ka dhënë Bardhoku, paska mbyt Ndre Kelmendin. Ishin vra e shkrumbue, por kurrnjani nuk ishte quajt mikpres. Kuvëndi i pleqve po ziente. Vaji i trishtimit kishte përshkue krejt Maveshin. Një plak 100 vjeç shkonte nëpër grumbuj të shqetësuem tue bërtitë në kupë të qiellit: “Ma bini përpara Bardhokun…! E Bardhoku i mjerë turrej prapa plakut tu ju përgjegj! “…Që ku jam or PërGegë, që bre ku më ke! Dokët e vjetra i morën në gji e do të ecin gjatë e më shumë mundim derisa të ndeshin në burrni të Kelmendit…shkruan mes tjerash studiuesi Zef Pergega. floripress.blogspot/2013/08/kristale-dukagjini.html
Posted on: Mon, 26 Aug 2013 21:29:11 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015