Nga Mero Baze Sali Berisha nuk do të përballet me Edi Ramën - TopicsExpress



          

Nga Mero Baze Sali Berisha nuk do të përballet me Edi Ramën në zyrën e tij. Sipas njoftimeve që dalin nga kabineti i tij, Berisha do të ngarkojë një ish- polic t’i dorëzojë inventarin e zyrave. I mundur keqas pas një beteje elektorale të pabarabartë dhe i predispozuar deri në fund për të mos e lëshuar pushtetin me vota, ai u dorëzua falë 1 milion votave kundër tij. Pas këtij ndëshkimi historik, edhe pse pranoi humbjen me lot në sy, ai mblodhi veten pas javës së parë dhe filloi të delegjitimojë humbjen e pushtetit. Për tre muaj rresht, si një kryeministër dezhurn i Shqipërisë, ai ka bërë vendime të rëndësishme dhe akte që synojnë shpronësimin e shtetit dhe pasurimin e individëve, sa nuk kanë bërë gjithë qeveritë për 20 vite bashkë. Ritmi me të cilën ai filloi të zhvatë prona publike, pasuri nëntokësore, pasuri pyjore, naftë, krom dhe bakër, lumenj dhe liqene, ndërtesa dhe livadhe, janë të tilla që asnjë pushtues nuk do kishte mundur t’i bënte. Gjithë pazaret e pambaruara të tetë viteve në pushtet, në këto tre muaj u bënë realitet falë VKM-ve të tij dhe qartësisë për të rrjepur çdo lek deri në minutën e fundit. Nga momenti kur ai u përlot para PD-së dhe pranoi humbjen, tek trimërimi i tij para mbledhjes së fundit të qeverisë për të mos pranuar as përballjen në zyrë me pasuesin e tij, reflektohet gjithë thelbi i raportit që ai njeri ka me shtetin dhe pushtetin. Ai reflekton qartazi konceptin se e ka parë shtetin si pronë të tij dhe nuk është gati ta pranojë veten si një pushtetar që iu besua shteti përkohësisht. Por më tej akoma kultura e mospranimit të pasardhësit në shtet është për të një kulturë e huaj. Kjo është hera e dytë që ai ikën nga pushteti, dhe në të dy herët ai nuk e ka pritur pasardhësin në zyrë. Në vitin 1997, pasi dha dorëheqje nga president pas fitores së thellë të socialistëve, ai po ashtu nuk e priti në zyrë Rexhep Meidanin dhe iku nga presidenca. Edhe ikja e tij nga kryeministria nuk mund të jetë ndryshe. Ai nuk mund të pranojë realisht humbjen dhe pse nuk ka çfarë u bën shifrave. Ai nuk pranon dot t’i japë dorën fitimtarit dhe mbi të gjitha nuk e kupton se si shteti shqiptar nga pronë e Familjes së tij, tani të kalojë në administrim të një force tjetër politike. Është kjo arsyeja që gjatë këtyre tre muajve ai ka qenë aktiv në zhvatjen e pasurive tona kombëtare, në dhënie koncesionesh për nëntokën e mbitokën, për zaptim pasurish dhe transformim pronash. Kultura e tij politike rrezaton më tej dhe tek vartësit e tij. As Topalli nuk pranon të bëjë një ceremoni për dorëzimin e detyrës edhe pse askujt nuk i bëhet vonë për këtë. Lotët e tij të humbjes janë kthyer befas në breshëri plumbash mbi fituesin dhe ai ka tre muaj që përpiqet të zhbëjë humbjen e tij, duke i dorëzuar një shtet të shkatërruar fitimtarëve
Posted on: Wed, 04 Sep 2013 19:15:51 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015