Nga Prof Artan Fuga Sekretare si shpirt dhe sekretare që të - TopicsExpress



          

Nga Prof Artan Fuga Sekretare si shpirt dhe sekretare që të marrin shpirtin. Ka sekretare që janë si shpirt, ka sekretare që ta marrin shpirtin. Nuk është problem i vogël, por është problem i madh social dhe institucional. Fundja shteti shfaqet në shërbimet ndaj qytetarit, dhe jo në strategjitë apo fjalët e mëdha. Ka sekretare që për pak rrogë, përballojnë një punë të stërmundimshme sepse edhe kushtet profesionale si kanë si duhet, edhe janë pak para publikut që ka hall, por edhe që kërkon ndonjëherë dhe qiqra në hell dhe ka pretendime e nuk bindet kur i thonë : Jo, nuk të takon! Këtyre sekretareve duhet tu qajmë hallin dhe ti ndihmojmë sepse ato janë punëtoret e administratës. Ka administrata ku vetëm ato punojnë se shefat luajnë domino ose tavëll duke bërë sikur kanë shumë punë... Por, lloji i dytë i sekretareve, ato që ta marrin shpirtin shpesh kanë probleme me menopauzën, ndonjëherë nxjerrin te populli frustrimin që kanë me burrin ose me vjehrrën. Me njëfjalë nuk kanë cfarë ti bëjnë gomarit dhe i bien samarit. Të tjera janë drobitur nga kontakti me njerezit dhe janë mpirë para hallit të njeriut që pret pas dere dhe i zjen koka. Ato janë si varrëmihësi që varros pa qeder dhe dhimbje për të vdekurit. Disa duan edhe të rrisin rrogën me ndonjë pesëmijëleksh nën dore dhe kur se kanë u hipin xhindet. Dikush prej tyre është vetë hallexheshë sepse e kanë torturuar sekretare të tjera ku ato shfaqen si popull pas dere. Para dere edhe pas dere - janë dy botë të kundërta si ferri me parajsën. Mund të ketë edhe nëpunëse në pritje të popullit, pas sporteli që janë sadiste dhe duan ta torturojnë miletin se kanë qejf ta shohin veten e tyre në një fron mbreti ose mbretëresha. Cdokush ka të drejtën e njëcereksh orëshit në ditë për tu hequr si celebrity. U duket vetja si mbretëresha Teuta, si Kleopatra që i nënshtronte në shtratin e vet perandorët romakë, si Helena e Trojës që i çmendi burrat e Mesdheut në fantazmat e tyre duke i bërë të prodhojnë dhe Kalin e Madh për ta zotëruar... Por, ndonjëra e shkreta nxjerr edhe ndonjë lek sepse shefi mundet, mundet, mundet, do pjesën e vet... Hall i madh na ka gjet me ato gratë që presin popullin pas dere ose pas sporteli. Ndonjëherë edhe nuk kanë faj sepse kodin e etikës në komunikimin me popullin, klientin, audiencës, nuk ua mësoi njeri. Ato ndonjëherë janë gruaja e atij burrit...
Posted on: Thu, 10 Oct 2013 06:51:48 +0000

Trending Topics



k-No-one-but-me-was-involved-Tried-to-topic-10205497769624369">Got into a car wreck. No one but me was involved. Tried to
So summary of today~ Gen Hoseki nice to see you again~ remind
BREGO POR EL RESPETO ENTRE PODERES. Ningún poder del estado puede

© 2015