Nga libri poetik Frymzime mendimesh Gjoke VataShkodrani e - TopicsExpress



          

Nga libri poetik Frymzime mendimesh Gjoke VataShkodrani e Shkodra E po të kishte e ngrata Shkoder gojë Do të thrriste me ma të fortin za Që at kushtrim mbarë bota ta dëgjojë Të mirat e dikurshme s’i kam ma. Shkodrani i sotëm as që don me ditë Si ishte Shkodra e si duhet t’jetë. S’ çanë kryet se vetëm emni i ka mbetë, Pa ndijë farë malli për asnji traditë. T’ishte veç kaq kështu nuk do ta qaja, Por më tmerron përshtypja ma e tmershme Jo veçse çmojnë trashigiminë e hershme, Por ofshe tallen me tradita t’saja. Kjo kohë e re e shndrroi në këtë tip Që as kangët që pat ma nuk ia kande. Ato kangët e bukura shkodrane Ngjajnë malazeze të përkthyeme shqip Ajo Shkodra e dikurshme mrekulli, Ku spikaste mjeshtria e antikitetit Tash fare s’i përngjet atij qytetit, Që shkodranve u dha aq krenari. Sot tjetër gjak shkodranët kanë ndër dej, At gjak që komunizmi u injektoi S’e flasin gjuhen e shkrimtarve t’mdhej Që Perëndija gegve u dhuroi. Me folë ashtu si ashtë e ne s’na kande, Shkodranët janë viktimat e ksajë dangë: Katërdhjet vjet pa u krijue nji kangë Me melodi shkodrane e gjuhë shkodrane. Të gjitha kto na thonë ku Shkodra ngeli Ngase shkodrani ka ndryshue me rrajë., Prandej ska pse ban pyetje Artan Shkreli:” A e don Shkodra trashigiminë e sajë?.”. Ja çka na thotë i ksajë përgjegje zani: Shkodra e don, por nuk e don shkodrani. Me i lexue shkodrant kto vargje tallen: Kah s’ka çka ban ky i marrë merret me bejta, Anikush po na thotë si ashtë e drejta. Kta janë shkodrant, të vdekunit nuk ngjallen.
Posted on: Sat, 20 Jul 2013 15:45:46 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015