Nga pikepamja sociale i Madhi Ali qendron shume lart dhe mban - TopicsExpress



          

Nga pikepamja sociale i Madhi Ali qendron shume lart dhe mban dhembjen me te madhe per njerezimin e ne radhe te pare per te varferit e te mjeret. Kemi shume shembella per gjestin fillantropik te tijen dhe ja nje shembell: Ne nje kohe zije qe u mungontej buka, e shoqa e tij Fatimeja kish bere nje kulac per t’a ngrene tre dite. Keta kishin vendosur qe diten te agjeronin dhe ne darke te hanin buken.Diten e pare agjeruan dhe ne darke, kur do hanin copen e bukes, trokiti dera dhe u prezantua nje djal i vogel bonjak, i cili u kerkoi buke, se s’kishte ngrene prej ditesh. I Madhit Ali urdheroi dhe i fallen copen e bukes qe do hanin. Per vete flejten pa ngrene ate nate.Te nesermen rifilluan agjerimin dhe, kur edhe darka qe do hanin perseri trokitit dera dhe u prezantua nje plak i varfer, i cili u kerkoi buke, se ish i uret. I Madhi Ali perseri meshiroj dhe u rdheroi e i dhan copen e dyte. Perseri dhe ate nate u gdhine pa ngrene. Vazhduan agjerimin e premtuar dhe te treten dite. Kur arriti mbremja per cudi perseri ne dere u paraqit nje rob lufte, i cili u kerkoi pak buke. Perseri i Madhi Ali meshiroi dhe i dha copen e trete, e vete mbeten dhe ate dite pa ngrene. Ky gjest fillantropik i jashtzakonshem beri buje te madhe, dhe u perhap aq teper sa Profiti vete e lavderoi dhe, duke e uruar per kete gjest, i kumtoi versetin e Kuranit, q’i zbriti per ta pergezuar kete gjest. Verseti esht: “Do te cmohet dhe do te lartesohet vepra e atyre qe ushqejne te varferit, bonjaket dhe roberit e mjeruar.” Gjith’ata qe degjuan kete fjale e uruan te Madhin Ali dhe e cmuan veprimit e tij. Per te numeruar cilesit e ketij njeriu te Math, te dashur degjues, duhen vollume te mbedha dhe s’munt te mbarohen ne kete konference. Nje nga shkrimtaret e mbedhej e ka cilesuar keshtu kete burre te mrekullueshem: "Simpathia per Ali Myrtezan esht nje cilesi qe shlyen cdo te mete te njeriut. Urrejtja per kete burre eshte nje e mete qe shemton te gjitha cilesit qe munt te kete ay njeri." – Kjo ne pergjithesi. Pervec kesaj i Madhi Ali ka qene themeluesi i bazavet mistike Islame e ne radhe te pare te Bektashizmes. Misticizma Islame burrimin e saj e ka tek i Madhi Ali prandaj Bektashizma dhe gjith mistiket e respektoin me teper kete njeri dhe e festoin me pompe te madhe - ditlindjen e Tij me 22 Mars. Duke qene se i Madhi Ali qe posedues i cilesive e tij te mrekullueshme eshte cilesuar "Mbreti i burravet" q’i thon "Sultan" (Mbret), e prandaj dhe kjo dite mori emrin Sulltan Nevruzi, qe domethene ditelindja e Mbretit te burravet.
Posted on: Mon, 01 Jul 2013 15:52:38 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015