Nje ditë, nje dijetar Indian , i beri kete pyetje dishepujve te - TopicsExpress



          

Nje ditë, nje dijetar Indian , i beri kete pyetje dishepujve te tij: “Pse personat bertasin kur jane te nervozuar ?” -“Bertasin sepse humbasin qetesine”u pergjigj njëri prej tyre. -“Po perse te bertasin, ne nje kohe qe personin tjeter e kanë fare prane?”-tha perseri dijetari. -“Epo…bertasim, sepse deshirojme qe personi tjeter te na degjoje”-replikoi nje tjheter dishepull Dhe mjeshtri iu rikthye me nje tjeter pyetje: -“Po, nuk eshte e mundur ti flasesh me zë te ulet ?” U dhanë pergjigje te ndryshme por asnje nuk e bindi dijetarin. Atehere ai tha: “E dini se perse i bertasim nje tjetri kur jemi te nervozuar?? Fakti eshte se kur dy persona jane te nervozuar, zemrat e tyre largohen shume. Per te mbuluar kete distance duhet bertitur per tu degjuar. Nga ana tjeter, cfare ndodh kur dy persona jane te dashuruar. Ato nuk bertasin, flasin lehtë. Dhe e dini perse ? Distanca mes tyre eshte e vogel. Ndonjehere, zemrat e tyre jane aq prane, saqe as nuk flasin, vetem peshperijne. Dhe kur dashuria behet intensive, nuk eshte më as nevoja te peshperitësh, mjafton te shihesh ne sy. Zemrat e tyre meren vesh.” Ne fund, dijetari e mbylli duke thene: “Kur ju diskutoni, mos lejoni qe zemrat tuaja te largohen, mos thoni fjale qe mund te krijojne te tjera distanca, sepse do vije nje dite qe kjo distance do jete aq e madhe, sa që nuk do gjëndet rruga per tu bashkuar serish”.
Posted on: Sun, 11 Aug 2013 20:39:34 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015