Një astronom saudit thotë se në vitin 2039 muslimanët dy - TopicsExpress



          

Një astronom saudit thotë se në vitin 2039 muslimanët dy herë do të kryejnë haxhin dhe tre herë do të festojnë Bajramin. Sipas tij gjatë një viti herën e parë Haxhi do të bëhet në 10-të ditët e para të muajit janar, ndërsa Haxhi i dytë do të bëhet në 10-të ditët e fundit të muajit dhjetor ka thënë Abdullah El Misnat, profesor më universitetin shtetëror në provincën qendrore saudite Kasim. “ Në vitin 2039 hanxhinjtë do të ngjiten në Arafat dhe do të prenë kurban në 10-të ditët e para të Janarit, ndërsa haxhi do të përsëritet në 10-të ditët e fundit të muajit dhjetor. Kjo nënkupton se do të festojmë tre Bajrame, një Ramazan Bajram dhe dy Kurban Bajrame” ka thënë Abdullah El Misnat. Viti i hixhrit e cila llogaritet në bazë të Hënës zakonisht është 11 apo 12 ditë më i shkurtë se sa viti gregorian i cili zgjat 365 ditë.
Posted on: Thu, 31 Oct 2013 08:29:50 +0000

© 2015