Një burrë pasanik, kur e kuptoi se po i afrohej vdekja, thirri - TopicsExpress



          

Një burrë pasanik, kur e kuptoi se po i afrohej vdekja, thirri pran djalin e tij dhe i la amanetin më të rëndësishëm. I tha: “Kurt ë vdes më fut në varr me çorape”. I biri, megjithë se nuk e kuptoi dëshirën e të atit, e pranoi atë. Përpara se të largohej i ati i dha edhe një letër në dorë dhe e porositi që, pas vdekjes së tij, në momentin e parë që të mbetej ngusht, ta hapte e ta lexonte letrën. Kaluan kohë deri sa burri dha shpirt. Në këtë moment i biri filloi të mendonte si t’ia bënte për ta varrosur të atin me çorape. Shkon tek një hoxhë për ta pyetur nëse është e lejueshme një gjë e tillë, por hoxha i kthen përgjigje negative. Shkon e pyet një hoxhë tjetër, por edhe ky i kthen të njëjtën përgjigje. Djali tani gjëndej në një situatë aq të vëhtirë sa nuk dinte si t’ia bënte. Në këtë moment iu kujtua porosia e dytë e të atit, që pas vdekjes së tij, në momentin e parë që të mbetej ngusht, ta lexonte letrën. Kështu veproi. Në letër shkruheshin këto rreshta: ”Bir! Siç po e shikon edhe vetë, unë megjithëse jam kaq shumë i pasur, nuk po marr dot me vete as një palë çorape. Tani për të tjerat mendo vetë... ItA
Posted on: Sun, 22 Sep 2013 16:27:17 +0000

Recently Viewed Topics




© 2015