Një burrë shkon në dhomën e të birit për ti uruar natën e - TopicsExpress



          

Një burrë shkon në dhomën e të birit për ti uruar natën e mirë, por djali i tij, pati një mankth - burri e zgjon atë dhe e pyet nëse është mirë? I biri i përgjigjet se është i trembur sepse ka parë një ëndërr që Hallë Suzi kishte vdekur. I ati e siguron të birin se Hallë Suzi është mirë dhe e mbështjell me batanije në shtrat. Të nesërmen, Hallë Suzi vdes. Një javë më pas, burri shkon përsëri në dhomën e të birit për ti uruar natën e mirë. I biri është duke pasur një tjetër mankth - burri përsëri e zgjon të birin. I biri këtë herë thotë se kishte parë në ëndërr sikur gjyshi kishte vdekur. I ati e siguron të birin se gjyshi është mirë dhe mbështjell me batanije në shtrat. Të nesërmen, gjyshi vdes. Një javë më pas, burri përsëri shkon në dhomën e të birit për ti uruar natën e mirë. I biri është duke pasur një tjetër mankth - burri e zgjon përsëri të birin. I biri këtë herë thotë se kishte parë në ëndërr se i kishte vdekur babi. I ati e siguron të birin se ai është shumë mirë dhe mbështjell me batanije në shtrat. Burri shkon në krevat por nuk arrin të flejë sepse është i tmerruar. Ditën tjetër, burri është i frikësuar për jetën e tij - ai është i sigurtë se do të vdesë. Pasi vishet ai hip në makinë dhe nget me kujdes për në punë i frikësuar nga ndonjë përplasje. Ai nuk ha drekë sepse është i frikësuar nga helmimi i ushqimit. Ai i shmang të gjithë ngaqë është i sigurtë se në një farë mënyre do të përfundojë i vrarë. Ai hidhet përpjetë nga çdo zhurmë, niset nga çdo levizje dhe fshihet nën tryezen e tij. Sapo e kalon pragun e derës së shtëpisë së tij në fund të ditës, gjen bashkëshortën e vet. "Zot i madh, e dashur," shfryn i çliruar, "sapo kam kaluar ditën më të keqe të gjithë jetës sime!" Ajo i përgjigjet, "Ti mendon se dita jote ka qënë e keqe, ai burri që sjell qumështin ra i vdekur në pragun e derës sonë sot në mëngjes." Ina
Posted on: Sun, 29 Sep 2013 17:07:25 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015