Një ditë para fillimit të fushatës zgjedhore, kryeministri i - TopicsExpress



          

Një ditë para fillimit të fushatës zgjedhore, kryeministri i Kosovës dhe njëherit kryetari i PDK`së Hashim Thaçi ka zgjedhur qytetin e Malishevës për të promovuar kandidatin e kësaj partie për kryetar të komunës.Thaçi i ka besuar edhe njëherë kryetarit aktual të komunës Isni Kilaj që ky i fundit të garoj edhe për një mandat të ri katër vjeçar. Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se është i bindur se Malisheva ashtu edhe shumica e komunave tjera të Kosovës do të fitojnë qysh në raundin e parë. Ai me një humor aty për aty e ka argumentuar këtë duke thënë se nuk dëshiron që qytetarët e Kosovës të votojnë nga dy herë, duke aluduar në balotazhe, për shkak të dimrit. Sipas tij, Malisheva si edhe e gjithë Kosova ka ndryshuar për të mirë dhe se ato ndryshime, sipas Thaçit, janë të prekshme kudo në qytete e fshatra. Ai ka ftuar kryetarin Isni Kilaj, shtabin zgjedhor, anëtarët e PDK`së, qytetarët e Malishevës, që të zhvillojnë fushatë të qetë, të lirë, të konkurrencës, të vlerave dhe të mirëfilltë e demokratike. Fitorja e kryetarit Kilaj dhe PDK është fitore për të gjithë qytetarët e Malishevës sepse ju siguroi se kryetari Kilaj do të ketë përkrahjen në çdo projekt që ai e prezanton tek ju, do ta ketë edhe përkrahjen e Qeverisë së Kosovës. Nga nesër ju ftoj që të zhvilloni fushatë me çdo qytetarë në mënyrën më të urtë, më të qetë, të argumentoni punën e mirë dhe të shkëlqyeshme që është bërë në Malishevë, t`i prezantoni arritjet tuaja. Cili është premtimi ynë, premtimi më i mirë i yni mendoj se është prezantimi i të arriturave të jashtëzakonshme dhe historike për Malishevën . Fushatë të qetë, me një kulturë të lartë prezantuese, komunikimi me gjithë spektrin politik në Malishevë sikurse në gjithë Kosovën dhe në këtë drejtim ju e keni traditën, bazën e fuqishme të elektoratit. Partia Demokratike e Kosovës do të zhvillojë fushatë aktive, dinamike edhe efikase në çdo cep të territorit të Republikës së Kosovës. Tani siç e dini, për herë të parë, do të organizohen zgjedhje në gjithë territorin e republikës së Kosovës. Jemi të bindur se përpos fitores së thellë dhe historike që do ta kalojë PDK në shumicën e komunave të Republikës së Kosovës, do ta integrojmë edhe pjesën e territorit të komunës së Veriut të Mitrovicës”, ka thënë ai
Posted on: Thu, 03 Oct 2013 12:07:07 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015