Një grek ka vrarë me gjakftohtësi një djalë të ri shqiptar - TopicsExpress



          

Një grek ka vrarë me gjakftohtësi një djalë të ri shqiptar dhe e ka groposur pranë shtëpisë së tij, kurse një polic e ka ndihmuar të fshehë krimin. Ngjarja makabre ka ndodhur në fund të muajit të kaluar më 24 shtator dhe është zbardhur orët e fundit, kur edhe është arrestuar 30 vjeçari grek së bashku me policin pesë vjet më të madh se ai. Krimi ndodhi më 24 shtator 2013, në Aharnes. I riu grek, e ka qëlluar viktimën e tij në kokë me një pushkë gjuetie. Menjëherë më pas, e ka tërhequr me makinë trupin e djalit shqiptar deri në arën afër shtëpisë së tij dhe aty e ka groposur. Policia e Athinës tha se zbulimi i krimit u krye me metoda speciale hetimi. Krimi është arritur të zbardhet plotësisht dhe ditën e djeshme më 24 tetor, i riu grek e ka pranuar vrasjen duke treguar dhe detajet e saj. Ai është arrestuar. Më 27 shtator, vëllai i të riut shqiptar denoncon në policinë lokale zhdukjen në rrethana të mistershme. Ai tregoi se më 24 shtator vëllai nuk është kthyer më në shtëpinë ku jetonte, në Melisia dhe prej tre ditësh po e kërkonin. Ai tha se vëllai ishte zhdukur bashkë me makinën e tij. Makina u gjet mbrëmjen e 27 shtatorit, disa orë pas denoncimit të vëllait, në Aharnes. Por vëllai i të zhdukurit 31 vjeçar duke qenë shumë i familjarizuar me automjetin, konstatoi se atij i ishin bërë modifikime. Ngjyra e makinës ishte ndryshuar, ajo ishte lyer, frenat ishin modifikuar dhe pjesë të tjera të jashtme po ashtu ishin ndryshuar. Hetimi nxori se më 24 shtator, vrasësi kishte një takim me viktimën e tij, në shtëpinë e autorit në Aharnes, pasi do t’i jepte një shumë parash prej 500 eurosh që i detyrohej për shitjen e një makine. Gjatë këtij takimi, i riu grek e ka qëlluar me një karabinë në kokë 31 vjeçarin duke e lënë të vdekur në vend. E gjitha kjo, për 500 euro që duhet t’i jepte të riut shqiptar për shitjen e makinës. Më tej, e mbështolli me çarçaf dhe kuverta trupin e shqiptarit dhe me makinën e tij e transportoi deri në një arë jo larg shtëpisë së tij. Atje hapi një gropë dhe e groposi. Pasi ka rrëfyer krimin e shëmtuar, i riu grek e ka çuar policinë në vendin ku kishte groposur kufomën e shqiptarit. Pas gërmimit është gjetur trupi i të ndjerit. Mjeku ligjor konstatoi se viktima ishte qëlluar me armë gjuetie në pjesën e pasme të kokës. Vrasësit iu gjet edhe arma e krimit. Pas krimit, 30 vjeçari kishte informuar një polic 35 vjeçar duke i treguar gjithë ç’kishte bërë. Punonjësi i policisë jo vetëm nuk informoi në Polici mbi këtë ngjarje por edhe e ka ndihmuar vrasësin të mos zbulohet. Edhe ai është arrestuar nga kolegët e tij. Pas prangosjes, deklaroi se nuk e kishte besuar autorin për krimin që i rrëfeu ndaj edhe nuk kishte denoncuar ngjarjen. Familjarët e të ndjerit janë njoftuar dhe ndoshta për ta brenga është lehtësuar disi: Kanë një trup që mund ta varrosin denjësisht dhe një autor të vrasjes makabër.
Posted on: Fri, 25 Oct 2013 10:15:55 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015