Një gur misterioz i lashtë me shkrime hebraike dhe me - TopicsExpress



          

Një gur misterioz i lashtë me shkrime hebraike dhe me “firmën” e engjëllit Gabriel do të paraqitet në Jerusalem, mes debateve të forta të hapura nga ekspertët e besimit të krishterë, që po mundohen të vendosin nëse ky gur flet për një Mesi përpara Jezusit. I ashtuquajturi “Guri i Gabrielit” është gjetur 13 vjet më parë në Jordani dhe ka të gdhendur një tekst profetik nga koha e Tempullit të Dytë hebre. Në vitin 2008, një dijetar izraelit tha se shkrimi në gur do të krijonte revolucion në kuptimin e kristianizmit të hershëm, duke iu referuar një ringjalljeje mesianike përpara kohës së Jezusit. Teoria e tij bazohet në përkthimin e frazës nga guri: “Në tri ditë, ti do të jetosh”. Interpretimi nxiti një “stuhi” debatesh mes studiuesve të Biblës. Me “Unë jam Gabriel” nis teksti i shkruar në gur, duke iu referuar engjëllit të parë në Biblën hebraike. Nga 81 vargje, 40 janë të lexueshme, ndërsa përmbajtja ka të bëjë kryesisht me skena apokaliptike gjatë një sulmi në Jerusalem, ku Zoti shfaqet me engjëj për të shpëtuar qytetin.
Posted on: Sat, 23 Nov 2013 22:11:43 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015